E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlinale guximi i nje autori shqiptar

Amnistia eshte filmi i pare me metrazh te gjate i Bujar Alimanit. Nga dje eshte filmi i pare ne historine e kinemase shqiptare qe hyn ne Berlinale.


Amnistia eshte filmi i pare me metrazh te gjate i Bujar Alimanit. Nga dje eshte filmi i pare ne historine e kinemase shqiptare qe hyn ne Berlinale. Nje nga tre festivalet me te rendesishem ne Evrope qe sac e ka te gjere gjeografine boterore te perfaqesimit aq e ka te ngushte porten e hyrjes.


Me 6 janar u be zyrtare qe kjo veper e prodhuar nga Qendra Kombetare Kinematografike me partnere Greqine dhe Francen shfaqet premiere boterore ne International Forum te Festivalit Nderkombetar ne Berlin Edicioni i 61-te 10-20 Shkurt 2011. Lajmin e ben te ditur QKK e cila e quan nje sukses dhe eveniment te rendesishem per kinematografine shqiptare.


Prandaj kryetari i QKK-se Artan Minarolli dhe regjisori Alimani qe vjen nga Athina dalin te marten ne nje konference per shtyp.


Femija tre muajsh i Alimanit sepse tre muaj kane kaluar qe eshte informuar publiku nga sheshxhirimi i Amnistise dhe vepra eshte e perfunduar shenon nje rekord per kohen e pergatitjes dhe rezultatin qe do gezonte edhe me indiferentin per punet ne vite te kinematografise shqiptare.


Ne pranvere 2010 mori mbeshtetjen 120 000 nga Eurimages i pari projekt qe eshte mbeshtetur nga Fondi i Keshillit te Evropes per Kinematografine Evropiane sepse autori guxoi dhe konkurroi.


Me qershor u shpall fitues ne QKK edhe pse ishte rrezuar njehere nga nje bord tjeter. Ne vjeshte nisen xhirimet me veshtiresi financiare. Dhe tani premiera ne Berlin.


Amnistia eshte film me buxhet te ulet dhe me staf te ri. Me perjashtim te dy aktoreve me i vjetri i ekipit eshte regjisori Alimani 41 vjec. Zgjedhjen e te rinjve ai e ka bere me vetedije.


Amnistia eshte historia e nje burri Karafil Shena dhe nje gruaje Luli Bitri qe krijojne lidhje jashtemartesore nderkohe dy bashkeshortet e tyre te denuar qe presin te marrin amnistine.


shte historia e dy njerezve qe kerkojne te moralshmen ne ate qe nga shoqeria quhet e pamoralshme. Jane karaktere qe perpiqen te krijojne planetin e tyre me dashuri erotike konflikte dhimbje ka thene regjisori ndersa xhironte filmin ndermjet Tiranes dhe Pogradecit.


Njerez qe punojne ne periferi te Shqiperise ne vitet dymije marredhenie njerezore ne nje kontekst social.


Berlinale Forum me tradite 49-vjecare eshte seksion ku prezantohen premiera boterore dhe evropiane dhe qe krijon mundesine per te zbuluar nje kinema krijuese origjinale provokative.


Me sa duket filmi sa social aq edhe erotik sic e ka percaktuar zhanrin e tij regjisori qe prej 14 vitesh jeton ne Greqi duhet te kete kenaqur pretendimet e selektoreve.


Veshtiresite qe paraqet prodhimi i nje filmi ne nje vend te vogel pa kinema dhe spektatore me nje prapavije te pafavorshme historike me klime jo te shendetshme per krijimin me qarkullim pertac te ideve dhe takimeve me boten kulturore pertej Shqiperise kane perligjur gjendjen aktuale. Entuziazmi i fillimit per bashkeprodhimet me te huajt ka rene ato pak arritje te viteve dymije u tradhtuan ne veprat e dyta e te treta te kineasteve dikur te rinj.


Regjisoret i mbajne filmat ne duar me vite. Qe prej 2005-es kohe kur jane prodhuar Mao Ce Dun Gjoleka djali i Abazit Trishtimi i Zonjes Shnajder Sekretet Koha e kometes Kronike Provinciale Ne dhe Lenini Gjalle Lindje-Perendim-Lindje Maja etj. kinemaja shqiptare nuk ka arritur te konkurroje po as te marre pjese ne ndonje festival te kategorise B. Shikueshmeria e filmit shqiptar ne keto 5 vite ka shenuar vetem renie.


Deshira per te besuar ne dicka qe nuk te sjelle ndermend krizen te shtyn te shpresosh qe Amnistia e Alimanit - autor i filmave te shkurter Katoi Gaz Busulla - te jete gje e re nje gje qe sdo te kishte lidhje me modelin e perfitimit dhe kafshatat e lavdise nepermjet kinemase ne kete mehalle.


Pasaporta


Amnesty regjisor Bujar Alimani Producente Bujar Alimani / Thanos Anastopoulos kompanite 90 Productions - Shqiperi/ Fantasia Audiovisual - Greqi/ Arizona Films - France 83 min. as/regjisore Neritan Zinxhiria Elena Dhimitrakopoulou skenograf Shpetim Baca as/skenograf Genti Decka kostumografe Ermira Turkeshi.
Interpretojne Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi Mirela Naska Omer Hamitaj Orest Arapaj etj.


Berlinalja


eshte ngjarja me e madhe vjetore e kryeqytetit gjerman dhe ditet e saj ne shkurt datat me te rendesishme ne kalendarin e industrise nderkombetare te filmit. Me shume se 19 000 filma nga profesioniste te 128 vendeve qe ndiqen nga 4000 gazetare marrin pjese cdo vit ne Berlin International Film Festival.


Festivali i takimeve dhe diskutimeve me 300000 bileta te shitura me audiencen me te madhe te festivaleve ne bote pergjate dy javeve.


Shfaqen afro 400 filma si pjese e programit publik te Berlinales shume prej tyre premiera boterore dhe evropiane.


Seksionet e Berlinales kane nje profil te vetin Konkurrimi - filma te medhenj nderkombetare Panorama - prodhime indipendente Forum - nje veshtrim i thelle ne kinemane e vendeve te largeta dhe eksperimentale Gjenerata - filma per nje seksion special per te rinjte Berlinale Shorts - shqyrtimi i mundesive te ndryshme kinematografike.


Berlinale Co-Production Market bashke me European Film Market eshte nje mjedis per te gjetur partnere per nje bashkeprodhim nderkombetar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›