Bashkepunimi polici-komunitet rezultate ne goditjen e kriminalitetit
Implementimi i i filozofisë që Policimit në Komunitet ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët drejtues të policisë së kryeqytetit, grupe nga komuniteti, përfaqësues të prokurorisë, përfaqësues nga Prefektura, organet e qeverisjes vendore, Drejtoritë Arsimore, shërbimet e Emergjencës, përfaqësues të biznesit dhe misioneve të asistencës policore në Tiranë.
Në fjalën e tij, drejtori i Policisë së Tiranës u shpreh se kryerja e një shërbimi policor në bashkëpunim me komunitetin, partneret, grupet e interesit dhe në përputhje me te drejtat kushtetuese, garanton zbatimin e ligjit, krijimin e një mjedisi te sigurt për komunitetin, dhe kjo sipas filozofisë dhe praktikës më të mire të policimit në komunitet, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve.
Rezultatet e këtij bashkëpunimi kanë qenë të dukshme që në 3-mujorin e parë të këtij viti me rritjen e fuqisë zbuluese në fushën kundër korrupsionit, në masën 5%.
Ulje e kriminalitetit të vjedhjes, në masën 2 % dhe rritje të fuqisë zbuluese në masën 4 %.
Si dhe rritjen e numrit të informacioneve dhe denoncimeve nëpërmjet telefonatave të marra nga komuniteti, në masën 5 %.