E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bashkepunimi, shansi i fundit per Ramen

Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim pret qe Partia Socialiste te reagoje mbi ndryshimet kushtetuese e mos te coje deri ne fund, ate qe Ilir Meta e quan pakt mes Berishes dhe Rames per ndryshimet kushtetuese. Kryetari Ilir Meta tha dje se pavaresisht debateve dhe replikave te deritanishme me PS, partia qe ai drejton do te prese derisa te hyjne ne fuqi ndryshimet ne Kushtetute, per nje reagim dhe reflektim nga selia roze. Ftesa qe Meta beri, aludon qe PS te bashkohet ne kerkesen per referendum, ne menyre qe te mos lejohet hyrja ne fuqi e ndryshimeve ne Kushtetute. Ftese qe selia roze e refuzoi menjehere, pa lene vend per diskutime te metejshme. "Ne ditet dhe ne oret qe kane mbetur, ju siguroj qe nuk do t'i reshtim perpjekje tona se ofruari mundesi dhe sqarim lidershipit te PS, Edi Rama. Ne menyre qe te reflektoje per t'u distancuar nga hyrja ne fuqi e atyre neneve qe realizojne nje puc ndaj Republikes Parlamentare", u shpreh dje Meta. Lideri i LSI-se theksoi se nuk duhet te tolerohet qe ndryshimet ne Kushtetute te hyjne ne fuqi. Si nje vijim i kritikave te ashpra te partise qe ai drejton se ndryshimet ne Kushtetute jane nje puc qe po i behet vendit nga marreveshja mes PD-PS. Konkretisht paktit te krijuar mes Sali Berishes e Edi Rames kunder kushtetutes. Nga ana tjeter, lideri i Levizjes Socialiste per Integrim nuk harroi te ftoje te gjithe qytetaret ne protesta per te rrezuar qeverine ne pushtet. Nga qyteti i Permetit, ku ishte ne nje takim me te rinjte, Meta beri thirrje per protesta, qe vendi te mos lihet ne doren e nje pensionisti si Sali Berisha. "Zoteri ke mbushur moshen e pensionit e duhet te shikosh punen tende si pensionist. Bashkemoshataret e tij nuk kane mundesi te pijne kafe. Ndersa ata pasurohen ne menyre katastrofike me gjakun e Gerdecit", akuzoi Meta. Carja mes dy partive aleate te majta PS-LSI nisi e vazhdoi me reformen zgjedhore. LSI nuk u pajtua qe ne fillim me variantin qe selia roze propozoi per sistemin elektoral, qe ishte proporcional rajonal. Perkundrazi, e sulmoi ashper ne te gjitha mbledhjet e komisioneve ku diskutohej propozimi per reformen zgjedhore. Meria u shtua me shume kur socialistet dhane mbeshtetjen e tyre dhe per ndryshimin e disa neneve te tjera te Kushtetutes qe nuk kishin te benin me reformen zgjedhore. Si per procedurat e zgjedhjes se presidentit te republikes dhe ndryshimin e neneve per mocionin e besimit dhe mosbesimit ne Kuvend. Deputetet e LSI i quajten te turpshme, antikushtetuese dhe kunder cdo ligji, amendamentet per ndryshimin e Kushtetutes, qe moren plot 115 vota ne Kuvend. Kjo si rezultat i konsensusit mes PD-PS. Konsensusi jo vetem qe percau dy partite, dikur aleate por ka shkaktuar replika te ashpra mes lidereve e akuza te ndersjella.

"Nuk firmosim me Ilir Meten"

Selia roze e refuzoi pardje ftesen e Ilir Metes per kompromis mbi nenshkrimin e kerkeses per referendum si nje akt shkeputjeje nga bashkepunimi me PD. Zedhenesja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, duke mos e pranuar ftesen, akuzoi Meten se ka humbur logjiken. "Ilir Meta nuk po e gjen dot fillin e arsyes. Mllefi i ka erresuar shikimin dhe egersuar gjuhen, duke e kthyer vite prapa, tek llogorja e politikes se vjeter", tha Kodheli. Sipas saj, lideri i LSI eshte pa sy per te pare problemet reale te njerezve, pa veshe per te degjuar shqetesimet e verteta te tyre e pa zemer per te ndjere hallet e medha te familjeve shqiptare qe nga politika duan shprese jo kercitje dhembesh. "Meta nuk eshte kundershtari yne, por aleati i cili ka humbur rrugen dhe qetesine. Ne mbetemi te keqardhur per shfaqet jo serioze te tij kohet e fundit", vijoi Kodheli. Ajo theksoi se tashme perrallen e bashkimit te Rames me Berishen, nuk e beson as vete Ilir Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›