E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, "pro" Rames per Gerdecin

Presidenti i Republikes Bamir Topi vleresoi dje punen e Prokurorise se Pergjithshme per hetimet mbi tragjedine e Gerdecit, duke pranuar keshtu indirekt dhe heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu. Madje kryetari i shtetit u beri thirrje te gjithe politikaneve qe te mos paragjykojne vendimet e drejtesise, si ne rastin e Prokurorise se Pergjithshme dhe te kene besim tek institucionet. "Une mendoj qe Prokuroria po ben nje pune korrekte. Jemi mesuar gjithmone qe t'i trajtojme gjerat politikisht edhe per institucione, te cilat jane ligjore dhe kushtetuese, ku ne radhe te pare nuk behet politike, por punohet me profesionalizem", theksoi Topi. Ai u shpreh se te gjithe politikanet me radhe qe per 17 vjet jane shprehur nga mengjesi deri ne mbremje per shtetin e se drejtes, shtetin ligjor, ne momentin kur fillon te funksionoje ligji, te gjithe duhet ta pergezojne dhe te mos paragjykojne. "Une besoj qe ky eshte momenti me i rendesishem qe te kemi besim, sepse sapo u shpreha per domosdoshmerine e rikthimit te besimit. Te kemi besim tek institucionet, s'duhet te paragjykojme asgje dhe te presim qe gjerat edhe ne rastin konkret te hetohen dhe te trajtohen me shume profesionalizem", vijoi presidenti. Ai garantoi se mbi institucionin e prokurorise, qe po merret me hetimin e tragjedise se Gerdecit, ku dhjetera njerez humben jeten nga shperthimi i depos se demontimit te armeve, nuk ka asnje presion. Topi vleresoi nderkohe, se nuk ka asnje lloj influence politike mbi kete institucion, dhe aq me pak klienteliste. "Ky eshte momenti i rikthimit te besimit tek ky institucion, i cili per vite me radhe ka qene mjaft i politizuar", tha presidenti, qe firmosi kerkesen per shkarkimin e ish-Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku vitin qe shkoi. Deklaratat per organin e drejtesise Presidenti Topi i beri pas vizites ne Seline e Kishes Ortodokse ne Tirane me rastin e Festes se Pashkeve Ortodokse. Kreu i shtetit nuk harroi qe tu uroje te gjithe besimtareve ortodokse festen e shenuar. "Shoqeria jone ka nevoje qe t'i kthehet vlerave me te mira te besimit dhe ne bashkepunim me njeri-tjetrin te ndertojme nje shoqeri te konsoliduar, qe eshte nje shoqeri e se ardhmes, shoqeri evropiane, ku ne deshirojme te gjithe te shkojme. Edhe nje here gezuar te gjitheve Festen e Pashkeve!", uroi presidenti. R.Rapushi

Si u mbrojt ish-Ministri i Mbrojtjes

Hetimi eshte i njeanshem tendencioz dhe i kompromentuar

Jam i gatshem per hetim per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit

Nuk me eshte kerkuar asnje informacion nga prokuroria, duket qarte hetimi tendencioz


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›