E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni shenjestron tregtaret e armeve

Skandali i trafikut dhe shkeljeve te kontrates nga firma AEY, e cila merrte municione luftarake nga Shqiperia dhe i dergonte ne Afganistan, shnderrohet ne nje fushate "sulmesh" te Pentagonit ne SHBA ndaj subjekteve te tjera qe kryejne tregti te armeve. Autoritetet amerikane kane nisur te hartojne procedura te reja per kontratat e shit-blerjeve te armatimeve e municioneve nga vende te ndryshme me qellim furnizimin e aleateve antiterrorizem ne Afganistan e Irak. Deshtimi me kompanine e 22 vjecarit Efraim Diveroli duket se ka vene ne levizje Kongresin Amerikan dhe Pentagonin te vendosin kushte te forta per firmat konkurruese ne tenderimet miliarda dollareshe.

"Ushtria amerikane ka filluar te rishikoje procedurat e perdorura per furnizimin e forcave te sigurise ne Afganistan por edhe Irak, me arme nga vende te tjera, si pasoje e akuzave per mashtrime dhe dyshimeve per kompetencen e furnizuesit privat kryesor per municionet ne Afganistan", ben te ditur ne nje artikull te botuar dje, gazeta prestigjioze "Nju Jork Taims". Ne kete menyre ceshtja "Diveroli" ne SHBA ka shkaktuar nje furtune te fuqishme ne radhet e kompanive tregtare te armeve. Ushtria amerikane do rishikoje ne shkalle te gjere te gjitha procedurat per furnizimin e forcave te sigurise. "Nju Jork Taims" njofton se fatin e AEY-se do ta pesojne edhe disa kompani te tjera private, te cilat do te pezullohen ne vazhdim. "Departamenti i Mbrojtjes po mundohet te korrigjoje proceset e kontraktimit me firma te tjera", ka bere te ditur gjenerali Uilliam E. Mortensen dhe Xhefri Parsons, krere te Komandes se Armatimeve dhe Kontratave. Studiuesit e tregtise se armeve vene ne dukje se AEY dhe kompani te tjera nenkontraktore kane bashkepunuar jashte me kompani te dyshimta dhe Pentagoni nuk i ka mbikeqyrur. "Diveroli, ka bere tregti me dy kompani qe perfshihen ne listat e zeza ne SHBA dhe gjate nje telefonate te regjistruar ka sugjeruar per korrupsion gjate blerjes se armeve ne Shqiperi", shkruan NYT qe shton, se "teksa agjentet federale bastisen zyrat e kompanise se tij ne Majemi vitin e kaluar, Diveroli vazhdonte i qete biznesin pertej detit". Sipas gazetes, studiues te pavarur te tregtise se armeve ne bote thone se Pentagoni duhet ta merrte me mend rrezikun kur mesoi se Diveroli do t'i blinte armet ne Shqiperi. Kompania AEY inc., me qender ne Florida , u pezullua muajin e kaluar pasi hetuesit e akuzuan ate se kishte furnizuar forcat e sigurise se Afganistanit me 100 milione fisheke te vjeter, prodhim kinez, nderkohe qe firma pretendonte se municionet ishin hungareze.

Konkuruesit, informacion per ortaket dhe nenkontraktoret

Efraim Diveroli dyshohet se nuk ka bere vetem tregti municionesh, por edhe te armeve te renda e rakethedhesve. Kontrata e AEY me Pentagonin ka terhequr vemendjen e tre komisioneve ne Kongres, te cilat pritet te kene seanca te vecanta degjimore per kete ceshtje. Seanca e 17 prillit eshte shtyre per nje date tjeter me Diverolin. "Nje element i ri per rishikimin e kontratave mes kompanive dhe Pentagonit per firmosjen e nje kontrate eshte duke u shqyrtuar nga Departamenti i Mbrojtjes", bejne te ditur zyrtaret e ushtrise amerikane te cilet shprehen se ndryshimet jane mese te nevojshme. Sipas ligjit amerikan kompanite qe merren me tregtine e armeve dhe municioneve duhet te dorezojne ne Pentagon cdo informacion dhe detaj per firmat e tjera qe do te merren me transportin, ndermjetesimin dhe furnizimin. Departamenti i Shtetit kontrollon kompanite nenkotraktuese dhe ortaket me qellim shmangien e perfshirjes ne tregtine ilegale te armeve. Ushtria amerikane nuk ka vendosur nje date te caktuar se kur mund te perfundoje i gjithe studimi per rishikimin e kontratave. Agjencia e eksportit eshte perfshire ne skandale ne te kaluaren dhe me municione te vjetra e te cilesise se dobet, cka sipas zyrtareve dyshohet se ka qene dhe arsyeja qe e ka terhequr Efraim Diverolin drejt Shqiperise.

"Gerdeci", jane thirrur 100 deshmitare

Hetimet ne Shqiperi ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit kane hyre ne nje faze tjeter. Prokuroria e Pergjithshme pak dite me pare beri te ditur nje kerkese te dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise, per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediut, ish-ministrit te Mbrojtjes, i cili dha doreheqjen pak dite pas shperthimit. Por per hetimin e plote te kesaj ngjarjeje te rende, jane marre ne pyetje me shume se 100 persona, kryesisht punonjes te fabrikes, ndersa 5 jane nen hetim. Ne prokurori eshte paraqitur dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, i cili ka dhene shpjegimet e tij ne lidhje me kompetencat qe kishte dhe se kush e kishte vendosur qe fabrika e cmontimit te predhave te ngrihej ne Gerdec. Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar qe te marre dhe dy deshmite e Efraim Diverolit dhe Patrick C. Henry III, pronare te firmave AEY e SAC per tregti e demontim fishekesh.

Pergatiti A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›