E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, gati t'i heqe imunitetin Mediun

Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli rikthen serish tezen per heqjen e imunitetit te te gjithe deputeteve. Perballe nje kerkese te dyte qe vjen brenda pak muajsh nga Prokuroria, per heqjen e imunitetit, kete here te Fatmir Mediut, Topalli kerkoi dje qe imuniteti te hiqet per te gjithe per mos tu perballur me situata te tilla. "Sa te drejte kishim kur ne fillim te vitit 2005 kerkum heqjen e imunitetit per te gjithe deputetet. Kjo eshte zgjidhja me e mire", tha Topalli. Sipas kryetares se Kuvendit, ky eshte rasti qe te gjithe duhet t'i japin vetes moralin me te forte dhe profilin e nje politikani me integritet, duke pranuar zhveshjen nga mbrojtja ligjore qe u jep imuniteti. "Une uroj qe te shfrytezohet edhe ky rast meqenese heret e tjera nuk eshte shfrytezuar ne menyre qe te gjithe deputetet te pranojne qe te mos i njohin vetes imunitetin ne raport me fenomene te caktuara. Ky eshte politikani i vertete," theksoi kryetarja. Duke u ndalur tek kerkesa e fundit qe vjen nga prokuroria per hetimin e ish Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, Topalli garantoi se ajo menjehere ne baze te rregullores se Kuvendit do te shqyrtohet. "Menjehere ne baze te Rregullores se Kuvendit, do u dergohen shkresat anetareve te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet. Keshilli do te mblidhet sapo te njihet me materialet dhe do te procedohet ne baze te Rregullores dhe Kushtetutes, sikurse eshte vepruar edhe ne rastet e tjera", theksoi Kryetarja, duke u shprehur keshtu pro heqjes se imunitetit. Ne kete rast, jo vetem per Mediun, por per te gjithe deputetet. Ne Kuvend eshte ende e pashqyrtuar nisma qe PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Partia Demokratike kerkoi qe kur erdhi ne pushtet, kufizimin e imunitetit te deputeteve por projekti per kete ceshtje u shty. Ne fund te vitit qe shkoi u be dhe nje tentative e mazhorances per te miratuar po te njejtin projektligj, por serish nuk mundi as te shqyrtohej, e aq me pak te votohej. Ne projekt kerkohej kufizimi i imunitetit te deputeteve me synim qe kur behet fjale per hetimin e tyre ata te trajtohen si te gjithe njerezit e tjere. Po keshtu PD propozonte qe kufizimi i mandatit per deputetet te jete per te gjithe legjislaturen. Kufizimi i imunitetit behet per ti dhene mundesi hetimit te tyre per vepra penale qe kane te bejne me vjedhjen, shperdorimin e detyres, korrupsion, ndikim te paligjshem ndaj personave te tjere, shkelje te barazise se pjesemarrjes ne tendere apo ankande publike si dhe per korrupsion ndaj gjyqtareve apo deshmitareve.

Ne Kuvend gjendet projekti per kufizimin e imunitetit

Ne zyrat e kuvendit si dhe komisionet parlamentare vazhdon te gjendet nisma e PD per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Ne projektin e mazhorances propozohet

kufizimi i imunitetit te deputeteve me synim qe kur behet fjale per hetimin e tyre ata te trajtohen si te gjithe njerezit e tjere. Kufizimi i imunitetit u kerkua per ti dhene mundesi hetimit te tyre per vepra penale qe kane te bejne me vjedhjen, shperdorimin e detyres, korrupsion, ndikim te paligjshem ndaj personave te tjere, shkelje te barazise se pjesemarrjes ne tendere apo ankande publike si dhe per korrupsion ndaj gjyqtareve apo deshmitareve. Ne draft thuhet se ndjekja penale ndaj deputeteve mund te nise 72 ore pasi te jete vene ne dijeni Kryetarin e Kuvendit si dhe deputeti qe do te jete subjekt hetimit. Deputetet qe mund te vihen nen hetim sipas projektit te PD-se, kane mundesi te ankohen per pushim te hetimit ne Keshillin per Rregulloren dhe mandatin, i cili do te vendose nese eshte e drejte nisja e hetimit apo jo. Projekti parashikon deri ne heqjen e imunitetit ne rast se gjate hetimit eshte e nevojshme qe deputeti te zhvishet teresisht nga mbrojtja qe i jep posti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›