E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bashkëpunimi ynë do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”

Kryetarja e Kuvendit i uron mirëseardhjen në Kuvend, Kryeministrit Karamalis

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit i ka uruar mirëseardhjen, Kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamalis, i cili mori pjesë gjatë punimeve të seancës së djeshme në Kuvend.
Duke nënvizuar faktin se dhe Shqipëria tashmë ka një demokraci të konsoliduar, Kryetarja e Kuvendit tha se “ne nuk ka si të mos jemi krenarë që në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të bëjmë reforma të mëdha, hapa galoponte, zhvillim ekonomik të jashtëzakonshëm e të jemi krah demokracive më të vjetra në të njëjtën tryezë me kombet e lira, në të njëjtën aleancë të madhe të lirisë, NATO”, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit u ndal edhe në bashkëpunimin ndërparlamentar, duke u shprehur se “Unë ndihem mirë për rolin thelbësor të Parlamenteve të dy vendeve për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dua të shpreh mirënjohjen për kontributin e Qeverisë, tuajin personal dhe të Parlamentit grek, për ratifikimet e MSA-së dhe Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”.
 Kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar veçanërisht “rolin e Qeverisë Parlamentit grek në aprovimin e një seri ligjesh që lidhen me procesin e legalizimit dhe integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, duke mirëpritur në të njëjtën kohë çdo vendim të ri që do të ndikonte në integrimin sa më të plotë të emigrantëve tanë në Greqi”.
Topalli shprehu më tej edhe bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të intensifikohet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›