Monografia e Fahri Balliut “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” mirëpritet nga qindra përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA

Federata “Vatra” ka prezantuar në Nju-Jork monografinë "Zonja e Zezë - Nexhmije Hoxha", në Ditën Botërore të Librit, ku eksponentë të lobit shqiptar në SHBA kanë evidentuar kontributin e publicistit Balliu në demaskimin e segmenteve të nomenklaturës ish-komuniste, që kërkojnë ende të diktojnë kursin e së majtës shqiptare
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, dhe Ditës së Holokaustit Federata PanShqiptare e Amerikës, Vatra, në mjediset e lokalit "Maestro's", në Bronx, organizoi promovimin e librit anglisht; “The Ghoulish Lady - Nexhmije Hoxha” - “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, përkthimi në anglisht i monografisë best-seller në gjuhën shqipe, të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu. Në promovimin e librit morën pjesë krerët e Vatrës, ish-të persekutuar dhe anëtarë të familjeve që vuajtën gjatë regjimit komunistë, gazetarë, shkrimtarë e poetë, studentë, miq e kolegë të autorit. Ceremoninë e promovimit e drejtoi Hasan Kostreci, ndërkohë që një përshëndetje të rastit ka mbajtur edhe kryetari i Vatra-s zoti Agim Karagjozi. Rencesues të këtij promovimi ishin Frank Shkreli (Per 30 vjet punoi per Zerin e Amerikes, si drejtor i seksionit për Evropen dhe nëndrejtor për seksionin e ish-Bashkimit Sovjetik; Kohet e fundit sherbeu edhe si Drejtor Ekzekutiv i Keshllit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) si dhe studiuesi e publicisti i njohur në diasporën shqiptaro-amerikane Idriz Lamaj, anëtar i “Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në Neë York dhe ish-gazetar i vjetër i radioprogramit në gjuhën shqipe të "Zërit të Amerikës”. Gjatë ceremonisë e morën fjalën edhe n/kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, si dhe ish-të burgosurit politikë, Lekë Mirakaj e Dine Dinja. Në fund të takimit, përshëndeti edhe vetë autori i Librit, shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu, themelues dhe drejtor i gazetës 55, i cili shpërndau edhe autografë për të pranishmit. Librit “The Ghoulish Lady - Nexhmije Hoxha” - “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”. (monografi që në Shqipëri ka njohur disa ribotime), u prit me interes të jashtëzakonshëm në mesin e qindra të pranishmëve, të cilët nxituan të merrnin kopjen e këtij libri me një autograf të zotit Balliu. Ata e falenderuan dhe e përgëzuan ngrohtësisht autorin e librit, për kontributin dhe shprehën bindjen se monografia do të njihte një sukses, jo vetëm mes komunitetit shqiptar në Amerikë, por edhe tek publiku i gjerë i “botës së re”.
...