E Diel, 1 Nëntor 2026

Idriz Lamaj: “Kur shpirti sllav flet shqip, lindin personazhe si ‘Zonja e zez뒔

Studiuesi Lamaj u përqendrua në kumtesën e tij tek marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Në këtë këndvështrim u analizuan edhe nënshkrimi i kontratave, marrëveshjeve e traktateve midis një vendi të vogël e të pafuqishëm me një vend tjetër më të madh se ai, veprime që rrezikuan humbjen e pavarësisë dhe sollën dëme më të mëdha se humbjet e betejave në fushën e luftës. Me nënshkrimin e marrveshjeve të tilla, vendi i madh, jo vetëm e pushton të voglin, por e shtrin pushtetin e vet edhe në fushën e ekonomisë, arsimit e kulturës. Shtrirja ekonomike e bën më të varur vendin e vogël, ndërsa zgjerimi në fushën e arsimit dhe të kulturës synon çrrënjosjen e identitetit kombëtar, komentoi Lamaj. Këtë strategji, tha ai, e kanë përdorur dhe do ta pëdorin edhe në të ardhmen Greqia dhe Serbia kundër Shqipërisë. Për Lamajn, fillimi dhe zbatimi i kësaj strategjie nga Jugosllavia është zbërthyer thjesht dhe në mënyrë të argumentuar në librin “Zonja e Zezë”. Autori Balliu ka arritur që ta analizojë shkallë-shkallë personazhin e vet, duke filluar nga i ati i saj, rrethi i saj e deri tek vetë ajo dhe bashkëshorti, diktatori Enver Hoxha, që e sunduan me terror për një gjysëm shekulli Shqipërinë. Pushkatimet e njerëzve të thjeshtë, gjyq e pa gjyq, kampet e përqendrimit, burgjet e tmerrshme, torturat cnjerëzore, puna skllavëruese kolektive, censurimi i letërsisë tradicionale shqiptare dhe zëvendësimi i saj me letërsinë hibride marksiste-leniniste, tipike ruse, persekutimi dhe zhdukja fizike e klerikëve dhe intelektualëve atdhetarë, tragjikomedia e falsifikimeve historike, izolimi i plotë e qesharak i vendit, varfërimi skajor i masave të gjëra popullore, e mbi të gjitha tradhtia kombëtare ndaj Kosovës, nuk mund të lihen në heshtje. Përkundrazi, aktorët e kësaj tragjedie duhet të dënohen publikisht e pa mëshirë. Këto krime libri i Balliut i nxjerr në dritë. Vepra na argumenton se tragjedia na erdhi peshqesh nga shpirti sllav që flet shqip, nga “miqësia shqiptaro-jugosllave”, thekson Idriz Lamaj. Kjo vrasje kombëtare u duartrokit nga gospodarët e partisë-shtet dhe sot mbrohet nga bijtë e bijat e tyre, të cilët para rënies së komunizmit, forcën e tyre politike në sajë të Nexhmije Hoxhës e të Ramiz Alisë. Partia e tyre, tha Lamaj, menjëherë mundi të gjente mbrojtjen e Athinës. Faktori politik apatrid shqiptar, me frymëzimin e mbështetjen greke, më 1997 përmbysi me forcë qeverinë e zgjedhur me vota të lira. Opozita e sotme që dje ngriti flamurin grek në Himarën shqiptare, salutoi me tre gishta në Sheshin e Flamurit në Vlorë, sulmoi Tiranën me çorape të zezë në kokë dhe i vuri zjarrin Shqipërisë. “Nuk i bëri këto për paratë e humbura, por për Patkoin e Serbisë”, tha Lamaj. Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj më pas shfletoi librin e Balliut dhe përmes kumtesës së vet, solli për auditorin fakte e argumente për bashkëpunimin e çiftit Hoxha dhe të Ramiz Alisë me Beogradin gjatë mbretërimit të tyre gjysëmshekullor. Pjesë nga fjala e mbajtur nga aktivisti i diasporës shqiptare në SHBA, në ceremoninë e promovimit të monografisë së Fahri Balliut “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, organizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›