E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e heqjes së akcizës skemë korruptive, do mbushë xhepat e tij me naftën e fermerëve

 Rama mashtron fermerët për heqjen e akcizës, reagon Partia Demokratike:

TIRANE - Partia Demokratike reagoi dje pas premtimit abuziv të kreut të PS-së Edi Rama, për heqjen e akcizës për fermerët. Selia blu tha se me këtë akt po përpiqet të manipulojë fermerët, për të mbushur xhepat e tij me naftën e tyre.
Zëdhënësja e PD-së, deklaroi se skema e heqjes së akcizave ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë mbushën xhepat e tyre gjatë qeverisjes socialiste.
“Një fjalë e urtë popullore, thotë: Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. Me sa duket kjo ndodh edhe me Edi Ramën. Këto kohë ai po u deklaron fermerëve se do heqë akcizën e naftës çka do të thotë bëhuni gati se do mbush xhepat me naftën tuaj. Skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë mbushën xhepat e tyre ndërsa fermerët vetëm naftë që s’panë me sy. Pra Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion. Pas “sovranitetit ushqimor” të nxjerrë nga traktet marksiste-leniniste të antiglobalëve tani kthehet të skema e vjedhjes së naftës nëpërmjet heqjes së akcizës”, u shpreh zëdhënësja e PD-ës.
Zëdhënësja e selisë blu theksoi se Rama edhe fshatin e shikon me të njëjtin sy që shikon bashkinë e Tiranës.
“Pasi fillimisht u përpoqe ta mashtrosh me enciklika e më pas me akciza apo “sovranitete ushqimore”, por duhet të dish se fshatarët shqiptarë kanë një kod tjetër moral nga ai i yti”, nënvizoi ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›