ShBA, sektori privat shkurton 742 mijë vende punë
Uashington - Sektori privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbyllur 742 000 vende pune vetëm në muajin mars. Kjo shifër publikohet sot nga kabineti i Këshillit të Burimeve Njerëzore (ADP). Rritja e humbjes së vendeve të punës është më e lartë nga sa ishte parashikuar nga analistët, ku sipas tyre shifra pritej të ishte 663 000.
Sipas ADP-së, sektori i shërbimeve në Shtetet e Bashkuara siguron pothuajse 85 për qind të punonjësve. Vetëm në muajin shkurt papunësia në ShBA është rritur me 8.1 për qind, duke arritur nivelin më të lartë në këto 25 vitet e fundit.