Egjipti nuk do të njohë Kosovën
Kajro -Egjipti ka deklaruar edhe një herë tjetër, se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, duke i radhitur kështu në krah të Serbisë. Deklarata është bërë nga presidenti egjiptian Hosni Mubarak gjatë një takimi me presidentin serb Boris Tadiç. Mubarak, siç njoftojnë agjencitë serbe të lajmeve, i ka thënë Tadiçit se Egjipti do të mbetet pranë qëndrimit të tashëm që ka ky shtet për mosnjohjen e Kosovës. Sipas këtyre agjencive, Tadiç dhe Mubarak janë pajtuar që të gjitha çështjet globale duhet zgjidhur në Kombet e Bashkuara.