Zyrtari I Partisë së Tadiçit akuzohet për rryshfete
Beograd - Ish-kryebashkiaku i Zrenjanin, qytet në veri të Serbisë, është paditur nga Prokuroria e Krimeve të Organizuara së bashku me 21 persona të tjerë për shpërdorim detyre. Goran Knjezheviç, zyrtar edhe i Partisë Demokratike të drejtuar nga presidenti Boris Tadiç, i ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.6 milion eurosh bashkisë së qytetit. Në komunikatën e porkurorisë thuhet se ai ka dhënë rryshfete të ndryshme.