E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sign is Open

Qendra Teatrore për Fëmijë, me seli në Shkup, organizon festivalin Sign is Open 2011, i cili është një festival rajonal kushtuar të shurdhërve. Nga Express më 11 maj 2011 në ora 12:15

Ky është viti i dytë që Qendra Teatrore për Fëmijë punon në projektin “Shenja është e zëshme”, në bashkëpunim të ngushtë me Tyst Teatern (Teatri i Heshtjes) nga Suedia.

Veç tjerash, pjesë e projektit është edhe Festivali Teatror Rajonal për të Shurdhër ”Shenja është e hapur 2011”, që do të mbahet në skenën e Qendrës Teatrore për Fëmijë në Shkup, me fillim nga data 13 maj, e deri më 15 maj.

Përveç asociacioneve për të shurdhër dhe partnerë organizatave rajonale si Asociacioni për të shurdhër nga Kosova, Asociacioni për të shurdhër nga Shqipëria, Asociacioni për të shurdhër nga Serbia dhe Asociacioni për të shurdhër nga Bullgaria, në festival do të prezantohet edhe shkolla e mesme për të shurdhër dhe dëgjim të dëmtuar Partenie Zografski, nga Maqedonia. Asociacionet e pjesëmarrëse do të prezantohen me shfaqje teatrore, pantomimë, vallëzim,...

Mysafire e festivalit do të jetë aktorja suedeze, Juli af Klintberg, si përfaqësuese e Tyst Teatern, që i udhëheq punëtoritë dhe tryezat e rrumbullakta.

Ndryshe, projekti mundësohet nga Instituti Suedez, Ryks Teatern, dhe nga SOROS.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›