E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortët Hemming, në gjurmët e albanologëve gjermanë

Afro 100 vjet më pas, në gjurmët e paraardhësve albanologë, etnologu gjerman Andreas Hemming shfaqet me aparatin fotografik në duar, "mjeti kërkimor" që nuk e lë nga dora edhe kur pi një birrë a kuvendon në një odë malësore.

Është një mënyrë zbulimi e Shqipërisë së Veriut përmes fotove, thotë ai, duke risjellë në kujtesë atë që kanë bërë dikur albanologët gjermanishtfolës të shekullit të njëzetë, bashkë me austriakun Norbert Jokl (1877-1942) dhe baronin hungarez Franc Nopca dhe austriakun tjetër Maksim Lamberc (1882-1963), që na kanë lënë një pasuri të vyer edhe në imazhe.



Andrea ka 8 muaj që hulumton në trevat e Veriut dhe kryesisht në Mirditë, dhe pas e ndjek edhe Katharina si "gruaja e hulumtuesit të terrenit", siç shprehet ajo.


Nga përzgjedhja e mbi 2500 fotove të realizuara, bashkëshortët botuan një katalog dhe hapën së fundi ekspozitën "Përshtypje nga Mirdita", dizajnuar nga grafistja Anjika Fridman.

Andrea thotë se tre muaj më parë përfytyronte një përmbledhje me citate historike sidomos nga jeta para viteve '90 dhe kishte parasysh një pasazh nga udhërrëfyes turistësh në vitin 1967: "Mirdita është një zonë malore, popullsia e së cilës merret me bujqësi e blegtori.

Kjo zonë, banorët e së cilës kurrë nuk janë nënshtruar, por përkundrazi kanë luftuar me zotësi pushtuesit e huaj, në të shkuarën u shfrytëzua nga feudalët, sidomos nga Familja e Kapedanëve të Mirditës, të cilët gjatë gjithë kohës kanë luajtur një rol të fortë reaksionar dhe jopatriotik. Në vitet e fundit në Mirditë ndodhën shumë ndryshime.


Në këtë zonë të pasur minerare u ngritën dhe po ngrihen shumë qendra industriale, ndër të cilat më e rëndësishmja është Rubiku me uzinën e tij të përpunimit të bakrit."

Është kjo arsyeja që krejt pa koment vijnë foto nga reliket e asaj periudhe.
Gjithashtu qenë përfshirë të tjerë udhërrëfyes në gjermanisht nga fundi i viteve '80, vijon më tej ai.

"Megjithëse autobuzat e albturistëve nuk përfshinin në programin e tyre 10 ditor të udhëtimit rreth e përqark ndonjë ndalesë në Mirditë, gjithmonë do të rezervoheshin ca fjalë për krahinën. Këtu do të orvateshin temat klasike socialiste të zhvillimit ekonomik në një qytezë dikur feudale".


Këtu sjell ndër mend edhe Edit Durhamin, të cilën murgjërit e refuzuan për të bujtur në manastirin e Rubikut si dhe indinjatën e shoqëruesit të saj që pasoi prej kësaj.
Ose Fridrih Vallish, i cili shkruan më 1931: "Udhëtimi ynë pëmes rrafshit të Matit shkonte nëpër lumenj të vegjël, përrenj e rrëke. Ura betoni dhe urëza të panumërta qenë në ndërtim e sipër.

Automobili ynë Bjuik duhet të kalonte gjithmonë mbi varre dhe ujëvara përgjatë ndërtimeve të reja e të papërfunduara dhe mbi ura të vogla prej druri që dukeshin të pasigurta..."Ky qe fundi i viteve 1920. Por këtu është e vështirë që të mos mendosh mbi situatën e sotme dhe ndërtimin e autostradës.



Gjatë një kërkimi të tillë në literaturë zbulohen edhe disa supriza si psh. gjykimet kritike të Eqrem Bej Vlorës, i cili shkruan në kujtimet: "Male të bukura siç mund të shohësh në Zvicër ose në Tirol, në Shqipëri nuk ka. Aty ka male të thata gëlqerorë që shoqërojnë natyrën e shkretë karstike.

Disa maja, disa rrafshnalta, disa lugina mund të duken në krahasim me ambjentin rrethues piktoreske madje dhe egërsisht romantike, por në udhëtimet e mia të shumta përmes vendit, nuk më zuri syri asgjë nga ato mrekulli natyrore të Shqipërisë që i gjen me shumicë në libra.

Veçantia e peisazhit shqiptar qëndron në kundërshtitë e ngjeshura rrëmujshëm, të cilat e kthejnë vendin në një tablo ku shfaqen në mënyrë fantastike lloj-lloj kulisash teatrorë."

Duke rrëfyer në detaje punën e bërë Andrea thotë se kjo ekspozitë dhe ky katalog janë rezultati i parë konkret i kërkimit etnologjik në terren që zgjati 8 muaj.

Fotografia dhe puna me imazhin janë një aspekt qëndror i studimit dhe metodës së tij kërkimore. "Me këtë vëllim fotosh do të doja t'iu tregoja njerëzve se çfarë më është dukur interesante si etnolog.

Por doja që t'u jepja edhe diçka në këmbim, një shenjë të parë të transparencës shkencore në atë çka shpresoj se do të bëhet një marrëdhënie e frytshme dhe jetëgjatë për të dyja palët", përmbyll bisedën ai.
Andreas Hemming është kërkues në Universitetin "Martin-Luter" të Halle-Ëittenberg.


Bashkëshortët Hemming, në gjurmët e albanologëve gjermanë
Afro 100 vjet më pas, në gjurmët e paraardhësve albanologë, etnologu gjerman Andreas Hemming shfaqet me aparatin fotografik në duar, "mjeti kërkimor" që nuk e lë nga dora edhe kur pi një birrë a kuvendon në një odë malësore.

Është një mënyrë zbulimi e Shqipërisë së Veriut përmes fotove, thotë ai, duke risjellë në kujtesë atë që kanë bërë dikur albanologët gjermanishtfolës të shekullit të njëzetë, bashkë me austriakun Norbert Jokl (1877-1942) dhe baronin hungarez Franc Nopca dhe austriakun tjetër Maksim Lamberc (1882-1963), që na kanë lënë një pasuri të vyer edhe në imazhe.


Andrea ka 8 muaj që hulumton në trevat e Veriut dhe kryesisht në Mirditë, dhe pas e ndjek edhe Katharina si "gruaja e hulumtuesit të terrenit", siç shprehet ajo. Nga përzgjedhja e mbi 2500 fotove të realizuara, bashkëshortët botuan një katalog dhe hapën së fundi ekspozitën "Përshtypje nga Mirdita", dizajnuar nga grafistja Anjika Fridman.

Andrea thotë se tre muaj më parë përfytyronte një përmbledhje me citate historike sidomos nga jeta para viteve '90 dhe kishte parasysh një pasazh nga udhërrëfyes turistësh në vitin 1967: "Mirdita është një zonë malore, popullsia e së cilës merret me bujqësi e blegtori.


Kjo zonë, banorët e së cilës kurrë nuk janë nënshtruar, por përkundrazi kanë luftuar me zotësi pushtuesit e huaj, në të shkuarën u shfrytëzua nga feudalët, sidomos nga Familja e Kapedanëve të Mirditës, të cilët gjatë gjithë kohës kanë luajtur një rol të fortë reaksionar dhe jopatriotik. Në vitet e fundit në Mirditë ndodhën shumë ndryshime.

Në këtë zonë të pasur minerare u ngritën dhe po ngrihen shumë qendra industriale, ndër të cilat më e rëndësishmja është Rubiku me uzinën e tij të përpunimit të bakrit."


Është kjo arsyeja që krejt pa koment vijnë foto nga reliket e asaj periudhe.
Gjithashtu qenë përfshirë të tjerë udhërrëfyes në gjermanisht nga fundi i viteve '80, vijon më tej ai.

"Megjithëse autobuzat e albturistëve nuk përfshinin në programin e tyre 10 ditor të udhëtimit rreth e përqark ndonjë ndalesë në Mirditë, gjithmonë do të rezervoheshin ca fjalë për krahinën. Këtu do të orvateshin temat klasike socialiste të zhvillimit ekonomik në një qytezë dikur feudale".


Këtu sjell ndër mend edhe Edit Durhamin, të cilën murgjërit e refuzuan për të bujtur në manastirin e Rubikut si dhe indinjatën e shoqëruesit të saj që pasoi prej kësaj.
Ose Fridrih Vallish, i cili shkruan më 1931: "Udhëtimi ynë pëmes rrafshit të Matit shkonte nëpër lumenj të vegjël, përrenj e rrëke. Ura betoni dhe urëza të panumërta qenë në ndërtim e sipër.

Automobili ynë Bjuik duhet të kalonte gjithmonë mbi varre dhe ujëvara përgjatë ndërtimeve të reja e të papërfunduara dhe mbi ura të vogla prej druri që dukeshin të pasigurta..."Ky qe fundi i viteve 1920. Por këtu është e vështirë që të mos mendosh mbi situatën e sotme dhe ndërtimin e autostradës.


Gjatë një kërkimi të tillë në literaturë zbulohen edhe disa supriza si psh. gjykimet kritike të Eqrem Bej Vlorës, i cili shkruan në kujtimet: "Male të bukura siç mund të shohësh në Zvicër ose në Tirol, në Shqipëri nuk ka.

Aty ka male të thata gëlqerorë që shoqërojnë natyrën e shkretë karstike. Disa maja, disa rrafshnalta, disa lugina mund të duken në krahasim me ambjentin rrethues piktoreske madje dhe egërsisht romantike, por në udhëtimet e mia të shumta përmes vendit, nuk më zuri syri asgjë nga ato mrekulli natyrore të Shqipërisë që i gjen me shumicë në libra.

Veçantia e peisazhit shqiptar qëndron në kundërshtitë e ngjeshura rrëmujshëm, të cilat e kthejnë vendin në një tablo ku shfaqen në mënyrë fantastike lloj-lloj kulisash teatrorë."


Duke rrëfyer në detaje punën e bërë Andrea thotë se kjo ekspozitë dhe ky katalog janë rezultati i parë konkret i kërkimit etnologjik në terren që zgjati 8 muaj.

Fotografia dhe puna me imazhin janë një aspekt qëndror i studimit dhe metodës së tij kërkimore. "Me këtë vëllim fotosh do të doja t'iu tregoja njerëzve se çfarë më është dukur interesante si etnolog.

Por doja që t'u jepja edhe diçka në këmbim, një shenjë të parë të transparencës shkencore në atë çka shpresoj se do të bëhet një marrëdhënie e frytshme dhe jetëgjatë për të dyja palët", përmbyll bisedën ai.
Andreas Hemming është kërkues në Universitetin "Martin-Luter" të Halle-Ëittenberg.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›