Bashkëshorti vret gruan 75 vjeçare

Krimi brenda familjes i mori jetën mëngjesin e ditës së sotme një 75 vjeçareje nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen Kombinat në Tiranë, kur shtetasi Qani Sherra, gjatë një sherri banal me bashkëshorten e tij, Zenepe Sherra, i ka vënë asaj duart në fyt deri sa i ka marrë jetën, thanë burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Sipas këtyre burimeve, pas sinjalizimeve të familjarëve, policia ndaloi shtetasin Sherra, nën akuzën e "vrasjes me dashje", ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
...