E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkeshortja e Bo Xilai denohet me vdekje

Bashkëshortja e ish-sekretarit të partisë komuniste në Kinë Gu Kailai ëshët dënuar me vdekje, por i është dhënë një hapësirë kohe prej dy vjetësh, që nëse sillet mirë, mund të konvertohet në burgim të përjetshëm. Gruaja është shpallur fajtore për vrasjen e një shtetasi britanik dhe nuk do të apelojë vendimibn e gjykatës. Së bashku me të janë dënuar dhe katër drejtues në policinë kineze, të akuzuar se kanë garantuar mbrojtje për gruan. Bashkëshortja e Bo Ksilai është shpallur fajtore për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Hejud. Gjatë procesit akuzat ndaj saj janë lehtësuar prë arsyen se ajo ka deklaruar se donte të mbronte djalin e saj që kërcënohej nga biznesmeni. Ka qenë një e-mail i viktimës drejtuar gruas dhe ku kërcënonte djalin e saj që ka nxitur dhe krimin. Në gjysmën e dytë të vitit 2011 Gu dhe Hejud janë takuar disa herë për çështje ekonomike dhe aty kanë nisur dhe kërcënimet për djalin e saj. Në 13 nëntor Gu ka shkuar në dhomën e hotelit të biznesmenit e shoqëruar nga një asistent i bashkëshortit të saj, që është dënuar me 9 vjet burg, dhe gruan e tij. Asistenti kishte cianur që ishte përgatitur nga gruaja, por ka pritur jashët derës së dhomës së hotelit. Pasi Gu dhe Hejud kanë pirë mjaftueshëm, britaniku është ndjerë keq. Më pas ai ka kërkuar ujë, dhe pikërisht këtu gruaja ka hedhur cianur. Edhe pse trupi është djegur menjëherë pas vdekjes, prokuroria këmbëngul se sipas autopsisë del që ai është helmuar. Në procesin gjyqësor dhe ditën e dhënies së dënimit merrnin pjesë më shumë se 100 persona, ndër të cilët, gazetarë, anëtarë të partisë komuniste, diplomatë britanikë, miq dhe të afërm të gruas dhe të viktimës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›