E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënuesit e projektit evropian

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ ka formuar një listë të politikanëve që po kërcënojnë mbijetesën e Bashkimit Europian. Pjesë e listës janë njerëzit që me deklaratat e tyre po destabilizojnë projektin e përbashkët evropian. Megjithatë, disa ‘të shenjtë’ në Bruksel nuk u prekën.

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar listën e dhjetë politikanëve më të rrezikshëm evropianë. Mirëpo, gjykuar nga sqarimet që ‘Der Spiegel’ ka dhënë për përbërjen e kësaj liste, mund të konkludohet se lista, në fakt, do të mund të quhej edhe: “Dhjetë politikanët më të rrezikshëm për Europën”. Kjo për arsye se rezulton që, për shkak të disa “të shenjtëve” në Bruksel, vetë projekti evropian çfarë ne e njohim, si dhe paraqitja e sistemit politik të tij, nuk mund të preken fare.

Revista nënvizon se situata ekonomike dhe politike në Europë është tejet e rëndë, dhe se është e vështirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, mirëpo janë pikërisht këta njerëz që me deklaratat e tyre e vështirësojnë edhe më tepër gjetjen e një zgjidhjeje të krizës. Veç kësaj, ‘Der Spiegel’ sqaron se këtu kryesisht bëhet fjalë për politikanë popullistë, të cilët, për shkak të përfitimit të peoneve të lira politike, e rrezikojnë komplet projektin evropian.

Tsipras si kërcënimi kryesor i stabilitetit evropian

Kush është pjesë e listës, dhe përse?

Listës i prin ministri bavarez i Financave, Markus Soder, i cili njihet për nga një retorikë e pakompromis . Kohë më parë Soder deklaroi se “Greqia nuk duhet të bëhet shembull” për të dëshmuar se Eurozona di të jetë e fuqishme dhe ‘e pashpirtë’.

“Në një moment të gjithë duhet ta braktisin nënën e vetë. Kjo kohë duket se tani ka ardhur edhe për Greqinë”, thoshte Soder.

Pas tij radhitet kreu i partisë së majtë greke, Syriza, Alexis Tsipras, programi politik i të cilit s’ka nevojë për një elaborim të posaçëm. Vetë fakti që ai angazhohet për zhbërjen e marrëveshjes për dalje nga kriza revistës gjermane i mjafton që ta shpall njeri ‘të rrezikshëm ‘ për Europën. Veç tij, në listë është edhe i paevitueshmi Silvio Berlusconi, për të cilin ‘Der Spiegel’ pohon se po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, dhe se gjithë fushatën do ta ndërtojë mbi fraza antieuriopane dhe populliste.

Në listë ka vend edhe për Nigel Farage

Revista pastaj përmend edhe lideren e të djathtës ekzeme franceze, Marine Le Pen, e cila po i “frikëson” francezët me tezën se do të humbin sovranitetin, “në kuadër të një Bashkimi Sovjetik që po e krijojnë Angela Merkel, Komisioni Europian dhe miqtë e tyre”. Pastaj, në listë është edhe udhëheqësi i opozitës finlandeze, Timo Soini, i cili dëshiron që Finlanda në BE të luaj rolin e “policit të keq”, dhe i cili angazhohet për heqjen e ndihmave për vendet anëtare periferike të Unionit. Alexander Dobrindt, nga CUS’ja bavareze, gjithashtu, angazhohet për një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Greqisë, për cilën thotë se duhet t’i kthehet dhrahmisë së saj.

Përfaqësuesi i njohur britanik në Parlamentin Europian, Nigel Farage, u bë pjesë e listës falë fjalimeve të tij spektakolare antieuropiane, të cilat i siguruan një vëmendje të madhe mediale. Deri më tani Farage i ka “njollosur” gati të gjithë politikanët e strukturave të larta evropiane, por edhe vetë sistemin e drejtimit të BE’së.

Heinz-Christian Strache është shef i Partisë së Lirisë, nga Austria, e cila mbështetet në fraza antieuropiane dhe populliste, e shpeshherë edhe në ato antisemite. Ai kundërshton themelimin e fondit të pavarur të shpëtimit (ESM), për të cilin e konsideronte do ta shkatërronte Austrinë dhe Europën, dhe të cilin e krahason me ligjet që e sollën Hitlerin në pushtet.

Idhulli i të gjithë popullistëve

‘Der Spiegel’ përmend edhe emrin e holandezit, Geert Wilders, të cilin e cilëson si “idhullin të gjithë popullistëve të Evropës veriore”.

Me të kuptuar se mund të kalojë keq në zgjedhje, Wilders dhe partia e tij e lëvizën fokusin nga “çështja myslimane” në Holandë dhe përvetësuan retorikën kundër BE’së. Wilders kryeministrin holandez e cilësoi si përkrahës të mafisë spanjolle e italiane, ambasadës greke ia dërgoi një shumë të madhe dhrahmish, kurse ESM’në e quajti një urdhëresë të Brukselit.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u gjend në listë për shkak guxoi të kundërshtonte urdhrat që i vinin nga Brukseli. Qeveria e tij miratoi një sërë ligjesh kontroverse, gjë që ‘i siguroi’ një konflikt disamujore me Komisionin Europian. Ndërkohë, Orban tentoi që disa gjëra t’i bonte më ndryshe, e cila gjë krerëve në Bruksel nuk iu “pëlqeu” fare, e me sa duket as revistës gjermane, e cila këtë sjellje të tij e kuptoi si një destabilizim të BE’së.

në fund, ‘Der Spiegel’ vjen në përfundim se projekti evropian sot po sulmohet ashpër, megjithëse edhe po mbrohet me ngulm. Pikërisht kjo mbrojtje do të mund t’ua vështirësojë jetën, dhe t’ua ulë gjasat për triumf të gjithë politikanëve të apostrofuar, konkludon ‘Der Spiegel’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›