E Diel, 1 Nëntor 2026

Birmani hiqet censura ndaj medias

Birmania ka shfuqizuar ligjin që mbronte censurën ndaj mediave. Lajmi është konfirmuar nga ministria e informacionit, ku ndër të tjera përmendej dhe heqja e kushtëzimeve për publikimet politike dhe fetare. Pas më shumë se gjysëm shekulli, censura në të gjitha publikimet vendase është hequr duke filluar nga data 20 gusht 2012. është një deklaratë historike kjo e ministrisë së informacionit në Birmani që ka konfirmuar heqjen e censurës ndaj mediave. Kjo masë e marrë dhe e lajëmruar nëpërmjet një deklarate, i jep fund kushtëzimeve të ashpra të cilat ishin në fuqi që nga viti 1962, nga junta ushtarake e udhëhequr nga gjenerali U Ne Uin. Konfirmohet në këtë mënyrë procesi I reformave që është nisur nga qeveria në Birmani, e cila formalisht është civile pavarësisht se udhëhiqet nga gjenerali I dalë në pension, Tein Sein. Edhe pse janë konsideruar të kujdesshme, heqjet e kufizimeve në vend kanë arritur kulmin me lirimin e qindrave të burgosurve politikë duke filluar nga liderja e opozitës San Suu Ki, së cilës I është dhënë cmimi Nobel për paqe në vitin 1999. një vit më parë në vendin aziatik ishte hequr censura për publikimet ideologjikisht më pak të ndjeshme, për shembull në tekstet e këngëve apo në përrallat e fëmijëve. Por kiste mbetur në fuqi për pjesën më të madhe të librave dhe gazetave, televizioneve dhe radiot, veçanërisht nëse kishin të bënin me politikën apo me fenë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›