Izraeli falsifikon dokumentet e refugjatëve

Izraeli ka falsifikuar dokumentet e 100 imigrantëve nga Sudani, në mënyrë që t’i hapë rrugë dëbimit të tyre. Azilkërkuesin u pajuan me pasaporta apo certifikata të lindjes të Sudanit Jugor, për shkak se me këtë shtet kishin marrëveshje riatdhesimi.
Zbulimi i falsifikimit të dokumenteve ndodhi dy muaj pasi që Izraeli kishte bërë të ditur “planin emergjent” për dëbimin e afro 60,000 imigrantëve nga vendet afrikane.
Kryeministrin i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kishte arsyetuar këtë plan duke thënë se kalimi i pakontrolluar i kufirit mund të kërcënonte banorët çifutë dhe vetë shtetin demokratik të Izraelit.
Në ndërkohë, shteti izraelit po i kërcënon refugjatët edhe me dënim me burg, po qe se ata nuk pranojnë të largohen nga vendi.