Dade: Kolegji te shpalle rezultatin e 14 Majit
Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade deklaron se me daten 3 qershor Kolegji Zgjedhor duhet te jape nje pergjigje ligjore per zgjedhjet ne Tirane dhe per shpalljen e fituesit. Ajo pretendoi se zgjedhjet ne Tirane qe ne daten 14 maj i dhane fitoren kandidatit te opozites, Edi Rama. "Rezultati paraprak i 14 majit i dha fitoren kandidatit te "Aleances per te Ardhmen", kryetarit te PS-se Edi Rama, dhe ky rezultat duhet te artikulohet edhe ne vendimin e Kolegjit Zgjedhor", tha Dade. Nga ana tjeter, ligjvenesja e PS-se pranon se vendimi i institucionit me te larte zgjedhor eshte i paapelueshem ne instanca te tjera dhe per kete shkak, shprehet ajo, nga ana e anetareve te ketij institucioni duhet te kete nje pergjegjesi qytetare dhe ligjore te madhe. "Ne kemi treguar me shume kujdes tani, per te artikuluar mbi baza ligjore ate cfare ka ndodhur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Shpresoj fuqishem qe ne daten 3 qershor te kemi nje pergjigje ne zbatim te Kodit Zgjedhor dhe sigurisht me paanshmeri. Tashme, une besoj se ka nje pergjegjesi te madhe, jo vetem qytetare, por edhe ligjore nga ana e Kolegjit Zgjedhor, vendimi i te cilit sigurisht qe eshte i paapelueshem", tha dje Dade ne nje prononcim dhene per televizionin "Ora News". Duke folur per punen e ligjvenesve te PS-se, Dade shtoi se e gjithe vemendja eshte perqendruar ne pergatitjen ligjore nga ana e eksperteve per perballjen me argumente juridike. Ajo theksoi se beteja e opozites nuk eshte e humbur, por sipas saj avokatet e PS po punojne ne menyre te detajuar per rezultatin e Tiranes.