Bashkia detajon projektin për 4 unazat e kryeqytetit
26/04/2011 Sipas vlerësimeve të bëra, segmentet do të kushtojnë rreth 85-90 mln Euro.
Zhvillimi i infrastrukturës së kryeqytetit do të arrijë kulmin me realizimin e punimeve për ndërtimin e unazës së madhe të kryeqytetit, e cila do të jetë pika lidhëse për katër segmentet e parashikuara. Ekspertët e Bashkisë së Tiranës kanë bërë publike gjatë ditës së djeshme detajet e projektit në të cilat synohet ndërtimi i unazës. Nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, si dhe administratori i përgjithshëm Dritan Agolli kanë bërë publike detajet e këtij projekti, ku sipas tyre është konceptuar si program i qëndrueshëm dhe pjesë e një plani strategjik të zhvillimit të kryeqytetit. Projekti detajon që ndërtimi i unazës do të kalojë në katër faza, ku përfshihen unaza e vogël, me gjatësi 2,5 km, unaza e ndërmjetme me 4,5 km, si dhe unaza e madhe me gjatësi 20,2 km. Sipas vlerësimeve të bëra, segmentet do të kushtojnë rreth 85-90 mln Euro. Sipas zyrtarëve të Bashkisë, punimet për këtë të fundit janë ndërprerë për shkak të konfiltit të lindur ndërmjet pushtetit lokal dhe dikastereve qeveritare. Më tej dy zyrtarët e Bashkisë kanë konfirmuar se projekti i unazës së madhe nuk do të prekë Kopshtin Botanik, që parashikohet të kthehet në Park Botanik. Gjatë prezantimit të projektit është pohuar se punimet do t’i japin prioritet shmangies së makinave nga qendra dhe kalimi i tyre në unazë, duke sjellë kështu lehtësim të trafikut në Tiranë. Ndërkohë ngritja e 4 unazave të kryeqytetit është konsideruar si një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, ekonomisë dhe punësimit. Konkretisht lidhur me ndryshimet e qarkullimit plani detajon se si do të lëvizim me ndërtimin e segmentit verior të unazës. “Kalimi nga qendra evitohet, trafiku evitohet dhe vetë unaza, duke qenë një rrugë me kapacitet më të madh, mundëson rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit. Po ashtu ajo siguron një lidhje më të mirë midis pjesëve dhe rrugëve të qytetit, në jug dhe lindje”, - pohojnë ekspertët. Ndërkohë kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje konfliktin ndërmjet dikastereve për nisjen e punimeve për unazën e madhe. Sipas tyre, tashmë është hartuar projekti i zbatimit edhe për segmentin e mbetur, që është ai nga INSIGU te qendra “Veve”, ku janë filluar procedurat e shpronësimit, me përfundimin e të cilave fillon ndërtimi i veprës, e cila pritet të ndërtohet në vitet 2011-2013. “Kishim siguruar financimin nga Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i dhe procedura është bllokuar për shpronësimet nga qeveria”.
Projekti për Unazat e Tiranës parashikon
Unaza e vogël:
Ka një gjatësi prej 2,5 km. Parashikuar dhe ndërtuar me 3 korsi.
Përmban edhe korsinë e rezervuar për transportin publik.
Unaza e ndërmjetme
Ka një gjatësi prej 4,5 km. Deri tani janë ngritur 2 segmente të saj. Është në proces segmenti që lidh rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Fortuzi”.
Për këtë segment jemi në ciklin e shpronësimeve dhe projektimin për ndërtimet. Po ashtu do të pasojë edhe segmenti bulevardi “Zogu i Par딖 bulevardi “Zhanë d’ Ark”.
Unaza ekzistuese:
Ka një gjatësi 7.5 km, me kapacitet 3+3 korsi.
Ka përfunduar ndërtimi i tri segmenteve të saj.
Unaza e Madhe
Ka një gjatësi prej 20,2 km. Sipas projektit, parashikohet të ketë:
Në disa segmente profilet prej 3+3 korsi dhe në të tjera 4+4 korsi.
Është e projektuar në 4 segmente, atë verior, jugor, lindor dhe perëndimor.