E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolli, Lulzim Basha nuk ka fshehur pasurinë

26/04/2011  ILDKP-ja hedh poshtë akuzat e opozitës ndaj kandidatit të PD-së për Tiranën

“Kemi bërë hetime edhe në Holandë, të dhënat deklarohen të sakta”

Para fillimit të detyrës së tij Lulzim Basha rezulton se vlera e blerjes së apartamentit të tij në Holandë është e saktë me vlerën e deklaruar nga subjekti, gjithsej 510.000 gulden holandezë. (GNL), çka nuk rezulton që kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë të këtë fshehur pasurinë. Ky është rezultati përfundimtar i raportit të kontrollit të bërë nga ILDKP-ja për deklaratën para fillimit të detyrës të subjektit Lulzim Basha. Kështu, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive me anë të një njoftimi të shpërndarë dje për mediet hedh poshtë akuzat e bëra nga opozita ndaj kandidatit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ky i fundit akuzohet nga opozita dhe disa medie për fshehje të deklarimit të pasurive të tij.

Njoftimi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) në përmbushje të transparencës maksimale bën me dije se po ndjek me vëmendje të gjitha informacionet mediatike që lidhen me interesat private të zyrtarëve, subjekte që deklarojnë periodikisht sipas ligjit. Në këtë kuadër ILDKP-ja njoftoi dje me anë të një njoftimi të shpërndarë dje për median se është vënë në dijeni për të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit në gazetën “Shekulli” lidhur me aktet noteriale të shitblerjes së një apartamenti në Holandë nga ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti Lulzim Basha.

“Në respekt të opinionit publik, ILDKP-ja sqaron se nga shqyrtimi i materialeve që janë administruar për vetëdeklarimet e z. Basha rezulton se në deklaratën para fillimit të detyrës të dorëzuar në ILDKP më 4.10.2005 subjekti ka deklaruar ndër të tjera “apartament në Utrecht, Holandë, në vlerën 510.000 gulden holandezë (GNL)” thuhet në njoftimin e ILDKP-së. Gjithashtu ky institucion bën me dije se “më datë 25.10.2005 Inspektorati i Lartë ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për zyrtarin Lulzim Basha.” Dhe për këtë, si dhe ILDKP-ja ka nisur punën për të realizuar një hetim sa më të detajuar mbi interesat private të subjektit, një grup kontrolli kreu verifikime në Utrecht të Holandës, ku është marrë informacion në zyrën kadastrale të këtij qyteti si dhe pranë bankave “PostBank Amsterdam” dhe “ABN-ARMO” Utrecht, Holandë.

Rezultati i hetimit

“Nga kontrata e shitblerjes, administruar në ILDKP, rezulton se apartamenti është blerë në shumën 480.690 (GNL), e cila përbëhet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL, që është depozitë garanci për kredinë e marrë. Kjo e dhënë është sqaruar nga subjekti në procesverbalin e mbajtur në ILDKP më 30.09.2006. Ndërsa diferenca prej 29.310 GNL (10.407 euro) është shuma e deklaruar nga subjekti si rentë për kredinë e apartamentit. Gjithashtu nga të dhënat rezulton se burimi i blerjes së këtij apartamenti është një kredi e marrë në “PostBank” në shumën 204.000 euro, e konvertuar me kursin e kohës rreth 480.000 GNL.”, njoftoi dje ILDKP-ja, e cila në përmbyllje të hetimit të bërë ky institucion thekson: “Pra, në raportin e kontrollit të plotë mbi deklarimin para fillimit të detyrës, të përfunduar më 4.12.2006, rezulton se vlera e blerjes së apartamentit është e saktë me vlerën e deklaruar nga subjekti, gjithsej 510.000 GNL”, - përfundon njoftimi i shpërndarë dje për mediet nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Burimi i blerjes

Nga të dhënat rezulton se burimi i blerjes së këtij apartamenti është një kredi e marrë në “PostBank” në shumën 204.000 euro, e konvertuar me kursin e kohës rreth 480.000 GNL. Pra, në raportin e kontrollit të plotë mbi deklarimin para fillimit të detyrës, të përfunduar më 4.12.2006, rezulton se vlera e blerjes së apartamentit është e saktë me vlerën e deklaruar nga subjekti, gjithsej 510.000 GNL.

Deklarimi

Nga kontrata e shitblerjes, administruar në ILDKP, rezulton se apartamenti është blerë në shumën 480.690 (GNL), e cila përbëhet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL, që është depozitë garanci për kredinë e marrë. Kjo e dhënë është sqaruar nga subjekti në procesverbalin e mbajtur në ILDKP më 30.09.2006. Ndërsa diferenca prej 29.310 GNL (10.407 euro) është shuma e deklaruar nga Basha si rentë për kredinë e apartamentit.

Indiciet

ILDKP-ja njoftoi dje me anë të një njoftimi se është vënë në dijeni për të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit në disa medie lidhur me aktet noteriale të shitblerjes së një apartamenti në Holandë nga ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti Lulzim Basha. Më datë 25.10.2005 Inspektorati i Lartë ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për zyrtarin Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›