E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida Dani: Faleminderit me zemer per cdo urim

Kengetarja qe ka bere krenar gjithe shqiptaret ne bote, duke fituar titullin “The voice of Italy” mbremjen e se premtes, megjithese ka qene shume e kerkuar nga media te ndryshme, dje ka gjetur kohen per te falenderuar te gjitha ne profilin e saj ne “Facebook”, duke falenderuar te gjithe per urimet qe ka marre dhe duke ju kerkuar falje qe nuk mund t’u pergjigjet te gjitheve. “Faleminderit ! Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani... Po kaloj disa momente shume te bukura , kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do kisha mundesine te komunikoja. Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua, ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit'' . Gjithashtu doja te shtoja se pres me shume dashamiresi dhe perulesi cdo urim dhe nga politikanet tane, dhe do thosha qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to , por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur tu kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte nga Elhaida :)”,- ka perfunduar statusin e saj te thjeshte, Elhaida.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›