E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Partite e reja, grumbullim individesh te deshtuar Eva Gjura

Deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, ne nje interviste dje per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke qene se ai ka drejtuar komisionin hetimor "Spahiu", Alibeaj sqaron se tashme dosja do t'i kaloje prokurorise dhe eshte ne detyrimin e saj ligjore qe te nise procedure penale ndaj tij per abuzimet e bera dhe qe tashme jane evidentuar pike per pike ne raportin perfundimtar qe komisioni i ka paraqitur Kuvendit. Ne lidhje me statusin e humbur nga Shqiperia, deputeti i PD-se akuzon si shkaktare opoziten, e cila ofron kompromise gjithmone kur nuk eshte me e nevojshme, sic ishte votimi i ligjeve me 3/5 nje kohe me vonese. Gjithashtu, deputeti i PD-se ndalet dhe tek zhvillimi me i fundit brenda grupit, sic ishte largimi i deputetit Oketa. Per z. Alibeaj, largimi i Oketes nuk ka te beje me shkaqe politike, por me shkaqe personale, per shkak te miqesise qe ai ka me z. Topi. Ne lidhje me dy partite e reja qe pritet te krijohen, deputeti Alibeaj shprehet se PD-ja nuk shqetesohet nga krijimi i partive qe vijne si grumbullim i nje grupi te pakenaqurish.

Ka mbyllur punen komisioni "Spahiu", ku keni nxjerre dhe konkluzionet perfundimtare, nder to keni renditur se ai ka abuzuar me detyren gjate ushtrimit te funksionit te tij si nenkryetar i KLD-se dhe keni kerkuar hetim penal per te. Mendoni se tashme prokuroria do ta marre parasysh raportin tuaj dhe do te nise hetimet per Spahiun per te vertetuar ose hedhur poshte konkluzionet qe ju keni evidentuar ne raport?

Nuk di t'ju parashikoj se cila do te jete sjellja e prokurorise, ne lidhje me raportin e komisionit, pasi te jete depozituar ai prane saj. E sigurt eshte ceshtja qe komisioni ka arritur ne konkluzionin (njeri prej tyre) se shtetasi per te cilin flisni, kur ishte ne detyren e nenkryetarit te KLD-se, ka kryer abuzime ligjore, nder to edhe financiare. Per Kuvendin (tashme pas miratimit, raporti i komisionit hetimor, eshte nje dokument i vete Kuvendit), keto abuzime ligjore kane karakter penal. Eshte detyrim ligjor qe ne keto raste te nise nje procedim penal. Ky detyrim eshte i prokurorise. Ne baze te procedimit penal do te vertetohen sakte dhe ne menyre perfundimtare edhe masa e fajesise se shtetasit Spahiu ne lidhje me keto abuzime. Kjo eshte sjellja apo qendrimi qe institucioni i akuzes duhet te mbaje, ne respekt te ligjit. Nuk kam arsye per momentin te besoj se nuk do te veproje keshtu. Eshte kjo nje gje per t'u pare ne te ardhmen. E rendesishme per kedo eshte qe te kete nje procedim penal hetimor, i cili do te tregoje qartesisht dhe ne menyre perfundimtare masen e abuzimit ligjor te z. Spahiu. Te presim.

- Ne seancen e fundit parlamentare, grupi parlamentar i PS ne limitet e fundit vendosi te jape voten pro, per miratimin e disa projektligjeve nder to dhe projektligje qe kerkonin 3/5 e votave. Sa e vlefshme eshte kjo vote kur vjen gjithmone nje kohe me vonese, sepse dhe vota e seances se dites se enjte erdhi pak minuta pasi BE u shpreh kunder marrjes se statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise?

Se pari me duhet te bej nje konstatim te rendesishem. Eshte i vertete se nuk pati nje shqiptim nga ana e BE qe Shqiperia te merrte tani statusin e vendit kandidat, por kjo nuk do te thote qe kemi humbur mundesine e marrjes se tij per kete vit. Per te qene korrekt, duhet te themi se prej BE eshte thene qe nje atribut i tille mund te akordohej per vendet aspirante, ose ne periudhen e majit te ketij viti ose ne fund te vitit. Per Shqiperine posacerisht, BE eshte shprehur se periudha kohore se kur mund te thote, nese vendi yne e merr ose jo kete status, do te jete fundviti. Gjithsesi, ky sqarim qe bera nuk e zhvesh aspak opoziten nga tendenca e saj, per te qene, me se paku, dashakeqe me shqiptaret, ne rastin e permbushjes se detyrimeve per marrjen e statusit. Ne te gjitha rastet, dhe per te gjitha ceshtjet, te cilat kane qene detyrime te Shqiperise per t'u permbushur, opozita ose nuk ka marre pergjegjesine e saj, ose ka "ofruar" bashkepunimin atehere kur nuk ka qene me i nevojshem. E njejta sjellje ishte edhe ne kete rast. Per nje jave te tere ajo trumbetoi ogurin e zi te mosmarrjes se statusit, e ne fund kur kuptoi se nuk do te ishte rasti te jepej tani, "votoi" pro. Eshte e qarte tashme qe vota e opozites nuk eshte nje vote, e cila inspirohet nga deshira per te bashkepunuar seriozisht per marrjen e statusit. Ne te shumten e rasteve eshte nje vote qe ajo e jep per shkak te presionit nderkombetar qe i behet dhe ne raste te tjera eshte nje vote qe e jep thjesht per te arritur ndonje interes tjeter te sajin pragmatist. Kur nuk ka interesa apo presione te tilla, ajo nuk ka treguar asnjehere deshire per bashkepunim. Qofte kjo edhe me koston e mosmarrjes se statusit. Tashme nuk ka me "surpriza" nen kete kendveshtrim. Eshte detyrimi yni tashme t'ia bejme te ditur kete fakt, qytetareve. Tek e fundit jane ata qe do te na vleresojne si mazhorancen, si opoziten per keto qendrime.

- Jemi ne debatin politik per zgjedhjen e presidentit te ri, nga PD jane artikuluar disa emra si kandidate te mundshem per postin e kreut te shtetit. Presidenti i ardhshem do te jete nga radhet e grupit te PD, apo do te kete kompromis me te gjere per zgjedhjen e presidentit?

Nuk di te them emra. Madje, nuk dua te them emra, perderisa do te jete nje proces qe do te udhehiqet nga koalicioni i mazhorances. Ne situata te tilla eshte e udhes jo te behen parashikime me mendjelehtesi, porse te bazohesh ne ato ceshtje qe tashme dihet se jane te sigurta. Te tilla deri me tani, pra rreth 80 dite para fillimit te procedures se zgjedhjes, eshte fakti qe mazhoranca do te kete kandidatin/en e vet. Se dyti qe mazhoranca do kerkoje qe ne raundin e pare, te dyte e te trete, do te kerkoje qe kandidati i vet i pranuar nga opozita te votohet edhe nga kjo e fundit. Se treti, nese ne keto tre raunde opozita nuk do te perfshihet ne kete proces apo nese opozita do te votoje kandidatin e saj eventual, apo nese nuk ka kandidat te vetin dhe nuk do te jape votat per me te mirin kandidat tonin, ne raundin e katert, mazhoranca do te votoje dhe do te zgjedhe si president kandidatin e saj. Kjo qe sapo shpjegova eshte rrjedha kushtetuese e procedures qe parashikon Kushtetuta. Nese do te jete kandidati nga PD apo nga mazhoranca, kjo eshte ceshtje me pak relevante per mua. Per mua eshte e rendesishme te pohoj me siguri, qe fluksi politik ne Kuvend qe do te udheheqe procesin, qe do te nxjerre kandidat e qe do te determinoje individualizimin e emrit konkret te presidentit do te jete grupi i deputeteve qe perbejne mazhorancen.

- Eshte larguar nga grupi parlamentar i PD-se deputeti Gazmend Oketa, i cili ka qene deri ne strukturat me te larta te qeverisjes. Ai ka deklaruar se ne PD mungon demokracia dhe grupi eshte kthyer si mbledhje byroje. Si i komentoni keto deklarata dhe largimin e tij?

Nuk me duket dinjitoze te komentoj komentet personale te bera nga z. Oketa. Une jam anetar i mbledhjeve te grupit. Ju them se une nuk e shoh aspak ashtu menyren e zhvillimit te mbledhjeve te grupit. Tek e fundit eshte nje mbledhje, e cila ka si objektiv te sajin, berjen te njohur grupit parlamentar, te zhvillimeve me te fundit te politikes qeveritare. Une nuk dua te besoj se pakenaqesite, apo problematikat qe mund te kene deputete te vecante per menyren e organizimit strukturor te partise te ngrihen ne mbledhjet e grupit parlamentar. Forumet perkatese ku mund te ngrihen jane strukturat partiake ne qender apo ne qarqe. Une nuk imagjinoj dot nje menyre tjeter te funksionit te mbledhjeve te grupit parlamentar. Ne qofte se ka qene fjala per menyren sesi funksionojne strukturat partiake ne qarqe apo ne qender, kjo eshte nje ceshtje tjeter. Probleme edhe ka. Porse kjo nuk do te thote qe ka mungese demokracie. Kush ka dicka te vlefshme per te thene, ka te gjitha mundesite per ta thene. Kush ka dicka te mire per ta bere ne te mire te strukturave partiake, ka te gjitha mundesite per ta bere. Terheqja dhe viktimizimi nuk jane sjellje, te cilat tregojne qasje korrekte ndaj nje organizmi partiak. Mund te ndodhin edhe keqkuptime, edhe pakenaqesi mund te krijohen edhe neglizhime apo vleresime jo objektive te kontributit partiak, mund te vertetohen, porse keto kurrsesi nuk tregojne per mungese demokracie apo anemizem te partise. Nese keto vertetohen, se eshte e udhes qe perpjekjet te behen deri ne fund brenda grupit, nisur nga qellimi i mire per te optimizuar mbeshtetjen elektorale te partise ne popull. Cdo sjellje tjeter qe qofte edhe per se largu qe sjell demtim te sigles partiake nuk do te ishte e moralshme. Largimin e z. Oketa e shoh pikerisht si nje shenje terheqjeje, teksa nuk jane bere te gjitha perpjekjet e tij per korrigjimin, per aq sa do te mundej, e ketyre fenomeneve nese do te ekzistonin. Ne qofte se z. Oketa e ka bere terheqjen e tij, jo per shkak te "mungeses se demokracise", por per shkak se e gjen veten me ne familjaritet ne shoqerine politike te z. Topi, kjo eshte ceshtje tjeter. Porse kjo rrezon pretendimet e mesiperme te z. Oketa. Eshte fare e udhes qe nje individ edhe mund te terhiqet nga nje parti politike ne favor te nje tjetre, por duhet thene qe kjo behet jo per pakenaqesi te se pares, por per nje kauze politike te re, te ndryshme nga e para. Ne qofte se kalimi nga nje formacion politik ne tjetrin behet jo per keto qellime, atehere mund te thuhet se eshte nje sjellje e thjeshte. Per kete arsye, nje fenomen te tille nuk ia vlen ta analizosh dhe te nxjerresh perfundime ne prizmin politik dhe se nuk ka interes publik nje analize e tille. Eshte thjesht nje levizje personale, pa kontekst apo simptoma te natyres politike.

- Po krijohen dy parti te reja, qe ne berthamen e tyre kane emra qe kane qene ne strukturat drejtuese te PD-se. Sa i frikesohet PD krijimit te ketyre dy partive dhe frikes qe pervec Oketes mos largohen edhe emra te tjere nga grupi i saj?

Terminologjia e perdorur prej jush, pra ajo e "frikesimit" eshte teresisht e pavend. Se pari, ky, per faktin se dalja ne skene e partive apo levizjeve te reja, nuk eshte motiv per "frikesim". Perkundrazi eshte teresisht ndryshe. Aq me teper per PD, e cila ne kodin gjenetik te saj promovon pikerisht pluralizmin politik. Ne terma te konkurrimit elektoral, mund t'ju them me plot gojen se mbeshtetes te PD-se, nuk do te kalojne si mbeshtetes se ketyre partive apo levizjeve. Kjo sepse individet qe "perbejne" keto levizje apo parti rrjedhin prej PD. Se dyti, keta individe edhe pergjate militimit te tyre ne nje parti te madhe sic eshte PD, nuk jane shquar per individualitete te spikatura, e per kete arsye matematikore nuk ka sesi te "shnderrohen" ne identitete te shquara politike tashme qe jane jashte kesaj megastrukture politike sic eshte PD. Se treti, tek secila nga keto levizje, apo edhe tek ndonje tjeter qe do te mund te dale me vone, nuk shoh te misheroje ndonje kauze te vertete politike. Me teper se levizje politike, ato jane grumbullime individesh ndoshta edhe te pakenaqur, por qe nuk inspirojne ndonje ide apo kauze publike. As te jene perfaqesues se ndonje shtrese sociale. Nje parti politike nuk mund te ekzistoje thjesht per shkak te ndonje energjie negative qe mbart me vete edhe pakenaqesi ndaj organizates politike, tek e cila ke bere pjese. Sinqerisht nuk preokupohem aspak nga keto fenomene te ketyre tubimeve njerezish. Nga ana tjeter, konstatoj se, nese nje deputet ka ikur nga grupi kuvendor, kjo ka ndodhur sic e thashe me siper jo per shkaqe politike, por personale. Do te preokupohesha nese levizja do te ishte per arsye parimore politike. Deri me tani nuk me rezulton keshtu.

- Prej disa muajsh po flitet per ndryshime ne qeveri, disa deputete kane deklaruar se ka nevoje per rifreskim. Mendoni se duhen bere ndryshime ne qeveri?

Ndryshimet ne qeveri behen ne kohen e duhur dhe nen motivimin e duhur. Madje i ben edhe personi i duhur. Ky eshte kryeministri. Eshte ai qe mban meritat kryesore per performancen qeverisese, ashtu sic edhe mban pergjegjesine kryesore ne rast te deshtimit te saj. Aktualisht, pra rreth nje vit nga fillimi i fushates se zgjedhjeve te pergjithshme, nuk eshte e udhes te ndryshohet qeveria. Ndoshta kohe me pare edhe mund te behej, por tani jo. Do te sillte vetem turbullime politike dhe shperqendrim te vemendjes. Une jam plotesisht dakord qe strukturat politike duhet te rindezin motoret elektorale. Eshte koha tani te ndodhe nje gje e tille. Por kjo nuk ndodh vetem me ndryshime qeveritare. Nese ka deshira dhe ambicie per nje perfaqesim forcash partiake me te mire, kjo mund te ndodhe edhe me konfigurime te reja strukturore ne parti. Ne analize te fundit, ajo cfare eshte rendesishme, para nje procesi zgjedhor, teksa je edhe ne vitin e tete te qeverisjes, eshte qe cfaredo aktori apo faktori politik, ta shnderrosh ne nje mekanizem qe punon me ngarkese te plote per te optimizuar votat ne zgjedhje. Kjo ndodh, me se shumti, kur secili nga keta faktore politike e ndjen veten te realizuar brenda struktures partiake. Jo domosdoshmerisht ndryshimet ne qeveri e krijojne kete moment te ri shperthimit te energjise elektorale. Nje proces i ri i zgjedhjeve partiake nga baza ne qender, nje proces rifreskimi i strukturave partiake, nje rikonfigurim i ekuilibruar edhe perfaqesimit partiak ne qarqe, nje shperndarje e ngarkeses se madhe qofte qeveritare, qofte partiake nga ministrat tek pjesa tjeter e deputeteve do te ishte nje menyre e keshillueshme ne kete drejtim. Do te ishte ky nje proces qe nuk do te krijonte asnje pakenaqesi tek askush, por do te bente nje funksion optimal te perkushtimit dhe kapaciteteve elektorale. Sa me shpejt te ndodhe, aq me mire do te jete. Aq me shume mbeshtetje elektorale do te kete per PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›