E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet rekord të naftës, shkak edhe taksat e larta

Tiranë- Taksat më të larta kanë qënë një ndër faktorët e rrijtes së çmimit të produkteve të akcizës gjatë viti 2011, si nafta, cigaret, birra apo kafeja.

Gjatë 2011-ës qeveria ka mbledhur më shumë taksa për 1 litër karburant, birrë apo 1 kg kafe sesa gjatë 2010-ës.

Pasi të ardhurat për çdo ton karburant të importuar u rritën 8.8% krahasur me vitin 2010. Nëse gjate 2010-ës shteti mblidhte 52 lekë për një litër karburant tashmë ai mblodhi plot 66 lekë për litër.

Po ashtu edhe të ardhurat e mbledhura nga cigaret shënuan një rritje me 20% më të larta se një vit më parë. Dhe nëse për kafenë shteti mblidhte 173 lekë për litër në vitin 2009 në 2011-ën mblodhi 183 lekë për litër.

Sa i takon çmimeve të naftës është raportuar edhe më herët se ka kapur vlerën më të lartë historike gati 200 lekë për litër. Importuesit kanë deklaruar më herët se çmimi i rritur vjen si pasojë e rritjes së taksave dhe faktorëve të jashtëm siç janë bursat ndërkombëtare.

Taksa të lartë për bizneset pasqyrohen direkt te konsumatori i cili duhet të paguajë shumë më tepër para për të njejtin produkt.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rriten çmimi i karburanteve, shkak Irani dhe forcimi i dollarit Tiranë- Kriza ekonomike botërore ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen...
  2. Rriten çmimet e karburantëve me 5 lekë për litër Tiranë- Çmimet e karburantëve shënuan sërish rritje në ditët e...
  3. Taksat e larta, skafet greke “preferojnë” flamurin shqiptar Greqi- Vendosja e flamurit shqiptar në skafet greke po përhapet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›