E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, pakete propozimesh per Gjykaten Administrative Rozeta Rapushi

Partia Socialiste po pergatit nje pakete te plote per projektligjin per "Gjykaten Administrative", qe do te nise te shqyrtohet kete muaj ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit. Deputetja e selise roze, anetarja e Komisionit te Ligjeve, Vasilika Hysi, tha dje se socialistet, ashtu si edhe per pjesen tjeter te Kodeve qe u shqyrtuan dhe miratuan ne Kuvend, po pergatisin nje pakete edhe per projektligjin per "Gjykaten Administrative", qe per t'u miratuar kerkon 84 vota. "Opozita do te punoje per integrimin dhe nuk do te pengoje proceset integruese. Lidhur me Gjykaten Administrative, diskutimet ne komision do te fillojne me daten 12 mars, por deputetet e opozites kane punuar intensivisht gjate gjithe kesaj periudhe me kete perkushtim, sic eshte punuar me Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Rrugor. Ne kemi qene serioze ne permbushjen e detyrimeve per te marre statusin e vendit kandidat. Fakti qe ne kemi kaluar te gjitha ligjet e deshmon nje gje te tille", - u shpreh Hysi. Ne kete menyre, deputetja garantoi konsensusin e te majteve per te nisur nga puna edhe me shqyrtimin dhe votimin e pikes se fundit te marreveshjes PD-PS te 14 nentorit, per te shqyrtuar dhe miratuar brenda muajit mars projektligjet qe kerkojne 3/5 e votave ne Kuvend. Nga ana tjeter, Hysi komentoi edhe situaten e fundit ne Kuvend, ku opozita ndryshoi vetem pese minuta nga votimi, qendrimin per te votuar ndryshimet ne Kodin Penal, ne nje kohe kur nuk toleronte per mos miratimin e nje propozimi, atij te ndeshkimit me burg te nepunesve qe falsifikonin statistikat. Ndonese grupi socialist votoi pro ndryshimeve ne Kodin Penal, deputetja socialiste tha se opozita nuk terhiqet nga propozimi qe duhet te ndeshkohen falsifikatoret e statistikave, por do ta propozojne ne nje tjeter pakete ndryshimesh ne Kod. "Do ta perfshijme nje pakete te dyte nderhyrjesh qe duhet te behen ne Kodin Penal", - theksoi Hysi. Ne proces shqyrtimi jane edhe dy reformat, ajo parlamentare dhe zgjedhore, te cilat kane shtyre afatin e punes deri ne fund te muajit te ardhshem. Si anetare e Komisionit te Posacem per Reformen Zgjedhore, Hysi, tha se opozita, nga ana e saj, e ka kryer levizjen e saj dhe eshte mazhoranca ajo qe duhet te veproje. "Uroj dhe shpresoj qe kjo te jete shtyrja e fundit dhe komisioni te punoje ne ritem me te shpejte, sepse koha po iken dhe eshte e domosdoshme qe reforma zgjedhore te permbushet dhe ketu ne topin tani ia kemi lene mazhorances", - tha deputetja e PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›