E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit jete ne jeten e shituar te Kosoves

Nga Prishtina, Flora Nikolla*

Me 17 shkurt, Kosova kremtoi nje vjetorin e shpalljes se pavaresise, kurorezuar si nje ngjarje historike jo vetem nga te pakten 2 milione e 700 mije shqiptare te llogaritur qe jetojne ne kete Republike, ne Perendim te Ballkanit. Plot 54 shtete, nga 192 anetare te OKB-se, e kane njohur tashme shtetin me te ri ne bote, i cili edhe pse me probleme eshte ne paqe. Ishte ky shteti i shtate qe u shfaq nga ish-Jugosllavia, nderkohe qe jo pak syresh, kur Kosova shpalli pavaresine, u shprehen skeptike, bile se do te kishte pasoja te renda...

Ne dallim nga gjashte shtetet e tjera te Jugosllavise, Kosova ka qene nje krahine e Serbise ne Jugosllavine e vjeter, edhe pse 90 per qind e popullsise ishte shqiptare.

Analistet cilesojne se suksesi me i madh i Kosoves, pas pavaresise, ka qene shmangia e nje eksodi serb, te cilet jetojne kryesisht ne enklava. Ata dhe objektet e tyre fetare mbrohen nga forcat e NATO-s, nderkohe qe misioni policor dhe i drejtesise i BE-se, i njohur si EULEX, eshte vendosur me sukses ne te gjithe vendin, bile edhe ne rajonet qe banohen nga serbe.

Qe kur shpalli pavaresine, ne nje vit, Kosova miratoi Kushtetuten e saj duke vene themelin ligjor te shtetit, sikunder krijoi simbolet e domosdoshme per nje shtet. Ajo u be ne nje vit jo vetem objekt, por edhe subjekt i bashkesise nderkombetare. Por, para nje dekade Kosova ishte nje vend i nemur nga lufta. Ne vitin 1999, kur forcat e Miloshevicit u detyruan te terhiqeshin, pjesa me e madhe e Kosoves ishte e djegur. Shifrat tregojne se te pakten 10 mije shqiptare u vrane brutalisht, po ashtu mijera shtepi u dogjen, shume femra u perdhunuan, 800 mije njerez u detyruan te ishin refugjate.

Nje fushate e NATO-s, e mbeshtetur nga bashkesia nderkombetare, mundi te cliroje Kosoven. Nga ajo kohe, bashkesia nderkombetare mundi ta udheheqe Kosoven drejt pavaresise graduale. Perfundimisht, me 17 shkurt te vitit te kaluar ne Kosove u shpall pavaresia e shumepritur ne bashkepunim te ngushte me SHBA dhe aleatet evropiane. Ne te gjitha anet e shtetit te ri, ne sheshin "Bill Clinton" dhe ne sheshin "Nene Tereza" ne Prishtine, festimet zgjaten me maturi deri ne oret e para te mengjesit, duke besuar ate qe nuk mund ta besonin.

Kete dite Serbia e konsideroi si sulm kunder integritetit territorial, apo nje fyerje te Kosoves se tyre te shenjte. Por, shpallja e pavaresise se Kosoves ne fakt ishte celur nga kryetari i adhuruar, tashme i ndjere Ibrahim Rugova. "Vizioni im, kishte deklaruar Rugova, nje pacifist i njohur, eshte Kosova e pavarur, demokratike, me nje shoqeri tolerante politike". Duket se Republika demokratike qe kishte parashikuar Rugova po zhvillohet, pavaresisht pengesave te shumta.

Si nje vit me pare, festime me maturi

Qytetare te Kosoves kremtuan me maturi vitin e pare te pavaresise. Ministria e Sherbimeve Publike njoftoi se e hena dhe e marta jane shpallur pushim, ndersa qeveria ka dhene nga buxheti i saj 150 mije Euro per festimet e kesaj dite. Vullneti, nje maturant ne Prishtine, tha se se bashku me shoket do te kremtonte ne sheshin "Nene Tereza". Jo pa shaka ai tha se e konsideronte si te shenjte edhe 18 shkurtin, diten kur SHBA njohen Kosoven si shtet. Ndersa Bora, nje studente e drejtesise, tha se "17 shkurti ishte nje dite e madhe qe do te festohej gjithnje ne Kosove. Dy vjetori i shpalljes shtet do te kremtohet edhe me mire", u shpreh ajo.

Nga sheshi "Zahir Bajaziti" deri te permendorja e "Nene Terezes" dhe shtatorja e Skenderbeut ishin vendosur qindra flamuj te Kosoves dhe flamuj kombetare, nderkohe qe nuk mungonin dhe shitesit qe tregtojne ne rruge simbolet shteterore. Ne Prishtine, qe eshte dhe simbolika e festimit te pavaresise, kane ardhur dhe qytetare nga vise te tjera shqiptare. "Eshte nje feste e madhe qe do te shkruhet ne historine e Kosoves. Kete feste e kane enderruar gjenerata te tera", thote Vullneti, nje 30 vjecar qe punon prane zyrave te EULEX.

Nderkohe, te gjitha komunat e vendit kishin marre masat per organizimin e festimeve te kesaj dite, duke pasur nje emerues te perbashket fillimin e ketyre kremtimeve me nderimin qe do t'i bejne te reneve dhe deshmoreve qe cuan ne fitoren e pavaresise se Kosoves.

Lidere te partive politike dhe te qeverise se Kosoves prej ditesh kishin bere thirrje qytetareve per nje festim sa me dinjitoz te qete dhe pa eksese, ashtu sikunder u kane bere apel qe te mos behen pre e provokimeve te mundshme.

Ministri i Brendshem i Kosoves, Zenun Pajaziti, ne nje interviste televizive mengjesin e sotem (djeshem) beri dhe nje here apel per nje festim sa me te qete, nderkohe qe siguroi se forcat e sigurise se Kosoves po monitorjne dhe menaxhojne situaten.

Nderkohe homazhet e para ne Kosove jane kryer ne Prekaz, vendi ku prehen anetaret e familjes se Jashareve, nje vend i cili konsiderohet i shenjte nga populli i Kosoves dhe qe llogaritet te jete vizituar pergjate ketyre 10 viteve nga te pakten 8 milion njerez.

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, qe nisi homazhet ne oret e para te mengjesit, u shpreh se "perkulem me respekt perpara varreve te Jashareve, per sakrificat qe kjo familje beri per pavaresine, per qytetaret e Kosoves, per te ardhmen e saj". Kryeparlamentari Krasniqi cilesoi nder te tjera se "ketu nis liria dhe demokracia. Ketu i ka rrenjet shteti i Kosoves, ketu eshte kurorezuar levizja per te fituar liri dhe per te bere shtet. Ketu, jane rrenjet e shtetit".

Nga Prekazi ai u beri dhe nje here thirrje qytetareve te Kosoves te festojne me krenari, sepse nga "pavaresia e vendit varet fati yne dhe i brezave qe do te vijne". Homazhe jane zhvilluar dhe ne varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ne 1 vjetorin e pavaresise dhe ne 2 vjetorin e ndarjes se tij nga jeta. Te paret qe jane perkulur me respekt prane varrit te Rugoves, presidentit historik te Kosoves, ka qene udheheqja e Podujeves, nderkohe qe pritet qe gjate dites te bejne homazhe prane varrit te tij dhe Presidenti i Kosoves, Famir Sejdiu.

Aktivitetet ne kete dite vijuan me mbledhjen solemne te Kuvendit te Republikes se Kosoves, nga ku Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaci dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi uruan qytetaret me rastin e 1 vjetorit te Pavaresise. Ne programin e festimeve u perfshi dhe nje koncert i Filarmonise se Republikes se Kosoves ne Pallatin e Rinise ne Prishtine, qe nisi ne oren 18:00, nderkohe qe koncerte me artiste te njohur u organizuan dhe ne oren 21:00 dhe ne sheshet kryesore te Prishtines dhe te qyteteve te tjera te Kosoves. Pergjate kesaj dite, grupe nxenesish manifestuan te veshur me ngjyrat e flamurit te Kosoves, ndersa nuk munguan manifestimet kulturore per femije dhe te rinj. 450 mije nxenes te shkollave fillore dhe te mesme, te veshur me pelerine qe mbanin flamurin e Republikes se Kosoves, me mbishkrimin "Urime 1-vjetori i pavaresise", manifestuan ne qendrat e qyteteve dhe te fshatrave te Kosoves.

Pullat e kremtimit

Edhe Filatelia e Kosoves, ka nxituar te perkujtoje kete dite permes emetimit te nje pulle postare, pagezuar me "Pervjetori i Pavaresise", nje pulle qe shenon aktin historik-perpilimin e Deklarates se Pavaresise si dhe kurorezimin e kesaj deklarate me valevitjen e flamurit kombetar. Ne mesditen e 17 shkurtit, Dinamo e Tiranes, kampione ne fuqi e Shqiperise, luajti nje ndeshje miqesore me ekipin e Prishtines, ndeshje qe perfundoi me rezultatin 1-1 dhe qe u ndoq falas nga te pakten 13 mije vete.

Ne kuader te 1 vjetorit te shpalljes se pavaresise, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar faljen e denimit me burg te 62 personave qe vuanin denimet e tyre ne burgjet e Republikes se Kosoves.

Festa vazhdon

Atmosfera festive ne diten e pavaresise se Kosoves vazhdonte mbreme ne rruget kryesore te Prishtines, pavaresisht se aktivitetet kane filluar qe ne oret e para te mengjesit, informon Atsh. Pergjate gjithe sheshit "Nene Tereza" te kryeqendres se Kosoves, por dhe ne sheshet e tjera, atmosfera festive vazhdon te jete prezente. Mijera qytetare jo vetem nga Prishtina, por dhe rrethinat dhe qytete te tjera te Kosoves, vazhdojne te festojne me maturi kete dite te shenuar te krijimit te shtetit te tyre. Rreth ores 19:00 ne qendren e Prishtines filluan te duken fishekzjarret e pare, pavaresisht se koha e parashikuar per fillimin e hedhjes se tyre ishte ora 22:00. Vallet tradicionale, nen ritmin e daulleve, flamujt kombetare dhe ato te Kosoves, por edhe te SHBA-se dhe BE-se shoqerojne gjithe kete ritual ne kryeqendren e Kosoves.

Salla e Kuqe

Ne Sallen e Kuqe, ne qender te Prishtines, u zhvillua nje koncert solemn i Filarmonise dhe Operas se Prishtines, ku kane qene te pranishem perfaqesuesit me te larte te shtetit te Kosoves dhe komunitetit nderkombetar. Ne kete koncert jane interpretuar veprat me ne ze te kompozitoreve te huaj si, Shtraus, Bethoven, por edhe shqiptare si Cesk Zadeja, Rauf Dhomi. Prelud i ketij koncerti ka qene nje nga perlat e muzikes boterore, "Carmina Burana".

Shtrirja festive

Ne pergjithesi festimet jo vetem ne Prishtine, por edhe ne qytete te tjera, te bazuara ne nje plan te organizuar veprimi nga ana e komunave, jane zhvilluar me dinjitet dhe pa eksese. Edhe ne qytetin e Mitrovices situata ka qene sot e qete dhe cdo gje ka kaluar normalisht. Mijera qytetare ne pjesen jugore te Mitrovices, ku jetojne shqiptare, kane festuar gjate gjithe dites fitoren e pavaresise se Kosoves, nderkohe qe edhe ne pjesen veriore situata ka qene normale. Kjo dite e shenuar eshte shoqeruar gjithashtu me deklarata pozitive jo vetem te politikaneve kryesore te Kosoves, por dhe perfaqesuesve te larte te komunitetit nderkombetar, qe ndodhen ne Prishtine.

Qetesi e admirueshme

Situata ne gjithe Republiken e Kosoves ka qene nen kontroll te plote te forcave te policise, e cila sipas te gjitha gjasave duket se ka bashkerenduar veprimet me forcat e EULEX dhe te KFOR-it, duke paracaktuar keshtu per popullaten nje dite festive te qete.

Kremtim paqesor ne jugun e Mitrovices

Mijera qytetare ne jugun e Mitrovices kane kremtuar dje njevjetorin e pavaresise se Kosoves. Manifestimi qendror eshte zhvilluar ne pallatin e sportit "Minatori", me pjesemarrjen e grupeve artistike jo vetem nga Kosova, por edhe nga Shqiperia. Gjithcka ka shkuar qete dhe qytetaret, te ndihmuar dhe nga temperaturat mbi 0 grade Celsius, kane mundur te festojne nje vjetorin e krijimit te shtetit te tyre, pavaresisht se qyteti ku jetojne ndodhet i ndare ne dy pjese, ne pjesen shqiptare dhe ate serbe. Ne festimet qe jane zhvilluar ne qytetin e Mitrovices kane qene te pranishem dhe ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti, si dhe anetare te tjere te qeverise se Kosoves. Gjendja ishte e qete, nderkohe qe forcat e policise se Kosoves, EULEX dhe te KFOR-i, ishin ne gatishmeri te plote.

Seri aktivitetesh

Kuvendi i Komunes se Mitrovices kreu nje seri aktivitetesh per kremtimin e njevjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe nisen paradite me nje manifestim te te gjitha klubeve sportive te Mitrovices, per te vijuar me pas me nje sere ndeshjesh basketbolli, hendbolli, volejbolli, etj. Aktivitetet e djeshme u mbyllen me nje manifestim qendror ne Qendren e Kultures "Rexhep Mitrovica".

Dy realitetet

Dy realitetet e Mitrovices, qyteti i dyte me i madh i Kosoves dhe ku ndarjet etnike jane me te medha se kudo tjeter, ndahen si me thike nga lumi i rrembyer Iber. E rrethuar nga male te uleta ne tri ane te saj, qendra e Mitrovices deri ne vitin 1999 shtrihej ne te dyja brigjet e lumit. Por pas luftes, serbet u larguan drejt Veriut, ndersa shqiptaret ne Jug. Megjithese popullsia e Jugut te Mitrovices eshte shume me e madhe, pjesa veriore dhe te 20 mije banoret e saj perbejne zonen e vetme urbane me shumice serbe.

New Born", monumenti me i vizituar ne Kosove

"New born", struktura prej hekuri, e konsideruar si simboli i pavaresise se Kosoves, vendosur nje vit me pare ne nje nga sheshet kryesore te Prishtines, llogaritet te jete vizituar nga mijera e mijera qytetare si dhe nga shume udheheqes te larte te shteteve qe kane ardhur pergjate nje viti ne kryeqytetin kosovar. "Ky monument eshte nje simbol qe te kujton se shteti i ri ka lindur dhe vazhdon te jete monumenti me i vizituar", tha dje, nje i ri nga Prishtina. Monumenti "New born", 3 metra i gjate, 1 meter e larte dhe me peshe 1 ton, u konceptua nga 35-vjecari Fisnik Ismajli, specialist ne fushen multimediale dhe ish-luftetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Me kete punim artistik ai ka arritur te fitoje mjaft cmime nderkombetare, si 'Luani i larte", ne Kane te Frances, 'Clio i argjendte" ne Majami, etj. Ishte ideja e tij personale per te realizuar kete obelisk kushtuar pavaresise se Kosoves, por qe me pas u mbeshtet unanimisht nga qeveria e ketij vendi. Vepra monumentale, e cilesuar si emblema kryesore e pavaresise se Kosoves, u perurua mbremjen e 17 shkurtit te vitit te kaluar, disa ore pas deklarates zyrtare te Pavaresise. Tullumbace te shumta u leshuan ne ajer, ndersa disa qindra njerez vendosen ne menyre simbolike firmat e tyre mbi kete veper, mes te cileve Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, te pranishem ne ceremonine e perurimit te monumentit. Vec firmave te shumta, qytetaret kane shkruar edhe shprehje te tilla si "Rrofte Kosova" apo "Jam krenar per shqiptarine".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›