E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia hyn ne zonen evropiane universitare"

Universiteti i Tiranes dhe Universiteti Bujqesor i Kamzes nenshkruan dje nje marreveshje bashkepunimi me Universitetin e Torinos. Marreveshja qe u firmos nga rektori i UT-se, Dhori Kule, rektori i UBT-se, Fatos Harizaj dhe rektori i Universitetit te Torinos, Enzo Palizetti, parashikon shkembimin e eksperiencave dypaleshe, specializimin e pedagogeve shqiptare ne Torino, shume lehtesira per studentet shqiptare qe kerkojne te specializohen ne Itali etj. Universiteti Politeknik i Torinos eshte nder me te njohurit ne Evrope, ndersa iniciativa eshte propozuar nga Konsulli i Nderit ne Torino, Giovani Firera, i cili eshte shume aktiv ne ceshtjet e bashkepunimit mes italianeve dhe shqiptareve. Kjo eshte hera e dyte qe Konsullata e Torinos mundeson nenshkrimin e marreveshjeve te ketij lloji me Universitetet Italiane dhe homologet e tyre ne Shqiperi. Te pranishem ne ambientet e rektoratit ishin gjithashtu pedagoge e studente, si dhe ambasadori Italian ne Shqiperi, Saba D'Elia dhe presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi. "Marreveshje te tilla ndihmojne Shqiperine per t'u afruar me standardet evropiane. Ne, sikurse ju e dini, jemi kontribues te vendit tuaj ne kete aspekt dhe ne saje te kesaj marreveshjeje, ky proces mund te pershpejtohet", tha ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, ne fjalen e tij. Nderkaq, kreu i shtetit Bamir Topi, kerkoi me teper kualifikim dhe standarde ne arsimin e larte. Sipas tij, sistemi arsimor ka ndryshuar, por ka ende probleme. "Universitetet duhet te marrin parasysh edhe tregun e punes. Standardet duhet te shtrihen ne vecanti ne arsimin e larte privat, shume prej se cileve nuk plotesojne standardet e universiteteve evropiane", theksoi presidenti Bamir Topi, duke shtuar se se shpejti do te celet ne Shqiperi dega e Diplomacise. Po keshtu, gjate fjales se tij ai hodhi idene e krijimit te nje instituti per formimin e diplomateve, pasi vendit tone i duhet nje i tille.

Cdo te thote kjo marreveshje qe sapo nenshkruat per dy vendet fqinje, Italine dhe Shqiperine?

Eshte nje marreveshje shume e rendesishme mes dy universiteteve, atij te Tiranes, ne Shqiperi dhe atij te Torinos ne Itali. Kjo eshte ne vazhdimesi te firmosjes se marreveshjes gjate vizites se presidentit te Republikes se Shqiperise, z. Bamir Topi, gjate vizites se tij ne Torino, vjeshten e shkuar. Sot, ne firmosem gjithashtu nje marreveshje me Universitetin Bujqesor te Tiranes. Ne kete kuptim, mendoj se ky eshte nje hap i mbare dhe nje fillim i mire per nje bashkepunim te frytshem, te cilin do ta konkretizojme ne shkembimin e perbashket te pedagogeve, studenteve dhe kerkuesve shkencore. Duhet te dini se komuniteti i shqiptareve ne Torino eshte nder me te rendesishmit ne rajonin e Piemontes dhe kryesisht ne Torino, ku studiojne rreth 800 studente shqiptare. Keshtu qe interesi eshte me i madh ndaj jush, duke nisur qe nga rajoni i Piemontes, Torinoja dhe Italise zyrtare ne pergjithesi, per te firmosur marreveshjen. Marreveshja qe ne sapo firmosem, nuk eshte thelbesore vetem per informacionin, sigurisht qe ne thelb eshte ky faktor, por ne shohim edhe ne planin e bashkepunimit kulturor dhe aktiviteteve te tjera mes dy vendeve tona, qe ne fakt jane kaq afer me njeri-tjetrin.

Kur pritet te shohim hapa konkrete ne kete drejtim?

Duhet te them se tashme ne universitetin e Juridikut ketu ne Shqiperi, do te nisin disa projekte, ndersa sot pasdite ne do te flasim per fakultetin e Veterinarise dhe ate te Agrikultures, per te konkretizuar iniciativat e perbashketa.

Marreveshja parashikon qe edhe studente italiane te vijne te marrin eksperience ose te bejne praktike ne Shqiperi, apo vetem e kunderta?

Duke qene se sistemi universitar shqiptar operon tashme sipas Kartes se Bolonjes, shkembimet do te jene padyshim te dyanshme. Psh., do te jete e rendesishme te zhvillohet bashkepunimi i nivelit te trete te studimeve te kesaj karte, qe korrespondon me nivelin me te larte te studimeve. Kjo e fundit mendoj se eshte shume ne favor te Shqiperise dhe studenteve shqiptare.

A mendoni se Universitetet shqiptare jane gati per kete shkembim pervojash, studentesh dhe pedagogesh?

Ne po perpiqemi gjithashtu te perzgjedhim disa zona dhe disiplina ku mund te shtrijme bashkepunimin tone. Deri tani shoh qe ka mjaft zona me interes dhe duhet te them se ne kemi perzgjedhur disiplinat nder me te mirat per te kryer kete shkembim pervojash dhe stafi. Por, kjo nuk do te thote qe nuk po shohim mundesine per te shtrire marreveshjet dypaleshe edhe ne zona te tjera, mund te kontribuojme sic tha presidenti Topi kete mengjes, ne fushen e diplomacise.

Duke u ndalur pikerisht te diplomacia, ju jeni te gatshem te ofronit ndihmen dhe bashkepunimin tuaj ne kete fushe?

Po, sigurisht. Ne kemi ne Torino nje fakultet shume te mire te Shkencave Politike, prane te cilit eshte bashkengjitur nje seksion internacional pedagogesh. E njejta gje ndodh edhe ne fakultetin e Juridikut, ku ka nje trupe pedagogjike dhe kerkuesish shkencore, te afte per te dhene ndihmen dhe kontributin e tyre edhe ne Shqiperi. Mund te permend ketu ekspertet qe merren me te Drejten Evropiane, qe juve do t'ju duhet shume, duke qene se se shpejti aspironi te beheni pjese e BE-se.

Si mendoni se eshte aplikuar sistemi i Bolonjes ne universitetet Shqiptare?

Ka probleme, por aplikimi dhe shtrirja e drejte e Kartes se Bolonjes kerkon padyshim kohe, qe te arrihen standardet e duhura. Megjithate, edhe keshtu sikurse eshte, eshte mire, pasi duhet te kuptoni qe eshte e rendesishme per vendin tuaj, pavaresisht problemeve, qe te hyni ne sistemin evropian te universiteteve. Shikoni, Bolonja eshte universiteti me i vjeter ne Evrope, ndersa Universiteti i Torinos daton prej me shume se 600 vjetesh me pare, ndaj eshte normale qe gjerat aty te jene me mire dhe me me shume tradite.

Cfare problemesh mendoni se ka sistemi universitar ne Shqiperi, me aq informacion sa ju keni ne lidhje me kete ceshtje?

Nuk e njoh mire sistemin tuaj universitar, qe te mund te shprehem me bindje, por ndoshta duhet te fokusohen me shume per zhvillimin dhe permiresimin e kerkimit shkencor, sikurse zv/ministrja e Arsimit dhe Shkences, znj. Adriana Gjonaj permendi ne takimin e perbashket qe patem. Mendoj se duhet te bashkoni informacionin, mesimdhenien dhe kerkimin shkencor. Po keshtu, pedagoget mund te vijne edhe te kalojne kohe ne Universitetin e Torinos, per te rritur cilesine e kerkimit shkencor, ate qe pikerisht ju keni nevoje.

Kur do dergoni pedagoget e pare atehere, ne menyre qe te kemi mundesi te shohim ndryshime konkrete?

Mendoj se per Juridikun dhe Veterinarine pedagoget do te vijne shume shpejt, me shpejt se c'mendohet, ndoshta qe pas nje muaji. Eshte ne interes te rajonit te Piemontes gjithashtu edhe bashkepunimi ne drejtimin bankar. Ne jemi ne bisedime e siper per investime me Intesa Sanpaolo Bank, nje nga bankat me te medha ne Shqiperi dhe ne Evrope. E keni parasysh, parate jane si karburanti ne projekte te tilla, pra, teper te dobishme.

C'mund te thoni per studentet shqiptare qe studiojne ne Torino, keni dijeni rreth aktivitetit te tyre universitar?

Studentet shqiptare ne Torino jane shume te mire, me aq sa di une, ata jane shume te interesuar per mesimet. Kjo eshte shume e rendesishme dhe duhet t'ju beje juve te ndiheni krenare.

Po sa u perket studenteve italiane, mendoni se ata do ta mireprisnin idene qe te vinin ne Universitetin shqiptar per praktike ose shkembim eksperience?

Mendoj se eshte shume e nevojshme qe te hyhet ne projektet ERASMUS. Ne kete kuptim, studentet mund te shpenzojne nje periudhe studimi jashte vendit, por eshte i nevojshem qe sistemi ku ata do shkojne te njihet nga Universiteti Italian. Fillimisht, kur shqiptaret erdhen ne Itali, u krijua nje situate qe mund te themi se mund te conte ne paragjykim nga pala italiane. Por tani ne Torino komuniteti shqiptar eshte shume i integruar ne shoqeri.

Cilat jane projektet tuaja te ardhshme?

Te henen do te jem ne Rusi, ne lidhje me nje projekt qe ka lidhje me fiziken, dege me te cilen une vete jam marre.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›