E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, 700 mije euro per biznesin e vogel Luljeta Ndoka



Plot 700 mije euro eshte fondi qe Bashkia e Tiranes ka perfituar nga programi "IPA - Adriatic", i Bashkimit Europian. Ky fond do te perdoret nga Bashkia e Tiranes, per krijimin e politikave dhe kuadrit rregullator, per mbeshtetjen e sipermarrjes dhe biznesit te vogel qe do te krijohen nga persona me aftesi te kufizuara, grate kryefamiljare, minoritetet, si dhe trajnimin dhe kualifikimin profesional te te rinjve me probleme sociale, ish te trafikuar, me probleme kriminaliteti etj. Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku, tha se politikat sociale te Bashkise se Tiranes dhe mbeshtetja e ketyre grupeve, do te bejne te mundur krijimin e shanseve te barabarta, per pjesemarrjen ne tregun e punes dhe eliminimin ne maksimum te diskriminimit dhe reduktimin e varferise ne qytetin e Tiranes. Sipas Tabakut, per kete projekt eshte bere aplikimi disa muaj me pare. "Bashkia e Tiranes, nepermjet ketij fondi dhe permes ketij projekti, i cili do te filloje ne muajin tetor, do te beje te mundur krijimin e politikave dhe kuadrin rregullator, per te mbeshtetur sipermarrjen dhe biznesin e vogel, qe do te krijohen nga grupe te ndryshme sociale, si persona me aftesi te kufizuar, grate kryefamiljare, minoritetet etj.", - tha nenkryetarja e Bashkise, Jorida Tabaku. Sipas saj, nepermjet ketij granti, bashkia do te nxise krijimin e bizneseve te vogla dhe te reja, do te ofroje trajnim dhe kualifikim profesional, kryesisht per grupe te te rinjve, te cilet jane ne pamundesi ekonomike, persona me aftesi te kufizuar, persona qe kane qene subjekt trafikimi apo kriminaliteti. "Nepermjet politikave sociale qe ne do te zhvillojme, do te mundesojme krijimin e shanseve te barabarta dhe mundesi te barabarta, per te gjithe keto grupe, per te marre pjese ne tregun e punes", - tha Tabaku. Ajo beri me dije se do te krijohet nje kuader te pershtatshem rregullator dhe me mbeshtetjen e qeverise dhe kuadrin e pershtatshem legjislativ, ne mbeshtetje te te gjithe sherbimeve sociale qe Bashkia e Tiranes ofron. Sipas saj, bashkia do te nxise nje zhvillim te partneritetit publik-privat, pikerisht ne ofrimin e sherbimeve sociale per keto biznese. "Ne shpresojme qe keto biznese qe do te ngrihen nepermjet ketij projekti, do te sherbejne si pilot, per te krijuar nje model qe do te drejtoje dhe politikat e ardhshme ne kete sektor dhe do te orientoje ne vazhdimin e ngritjes se bizneseve te ngjashme ne Bashkine e Tiranes, por edhe shtrirjen e ketij modeli ne bashkite dhe komunat e tjera te vendit", - vijoi Tabaku. Partnere te Bashkise se Tiranes, ne zhvillimin e ketij projekti jane pervec partnereve nderkombetare, shoqeria civile, minibashkite ne qytetin e Tiranes dhe institucione qeveritare, te cilat do te bejne te mundur, qe ne te perzgjedhim me kujdes te gjithe ata individe qe do te jene subjekt i kesaj ndihme qe Bashkia e Tiranes do te ofroje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›