Kreu i punëtorëve grek: Trojka, sharlatanë që na shkatërruan
Greqi- Kreu i sinditakës më të madhe të punës në Greqi lëshoi një sulm thumbues mbit trojkën ditën e premte dhe sugjeroi se raundi i ri i kursimit në favor të huadhënësve të vendit do të bëjë që ekonomia greke të kontraktohet në më shumë se 5% vitin e ardhshëm.
‘Ne ramë dakord vetëm për një gjë: që nuk bime dakord për asgjë’- tha Yiannis Panagopoulos, kreu i unionit të sektorit privat GSEE, për gazetarët pas një takimi me përfaqësuesit e Komisonit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane. Ai tha se plani i kursimit e ka shtyrë Greqinë në një recesion të pandalshëm.
‘Zotërinjtë e trojkës erdhën në Greqi si mjekë, ato erdhën për të administruar ilaçin që do të shpëtojë vendin dhe shoqërinë, por ata provuan se janë sharlatanë, duke na dhënë një ilaç që shkatërroi ekonominë dhe pati një ndikim dramatik në shoqërinë greke’,-tha Panagopoulos, unioni i të cilit ka 700 mijë anëtarë.
‘Nëse do të ishin nënpunës civil dhe do të duheshin të vlerësoheshin është e sigurt se do të pushoheshin nga puna’,-shtoi ai. Siç raporton sot e përditshmja greke ‘Ekathimerini’, shefi i GSEE tha se vendimi i qeverisë së koalicionit për të vazhduar me shkurtimet e planifikuara prej 11.5 miliardë eurosh për dy vitet e ardhshme ishte një katastrofë politike që asnjë qeveri greke s’duhet ta pranojë.
A shtoi se nëse këto masa zbatohen kjo do të thotë se ekonomia do të tkurret me 5.5% të PBB-së dhe papunësia do të rritet në 28% në vitin 2013. Midis masave për shkurtime janë po konsiderohet për të rritur moshën e pensionit, nga 65 në 67 vjeç, shkurtime dhe taksa mbi pensionet e larta 2500 dhe 1400 euro. Qeveria greke ka në plan për të shpëtuar më shumë se 5 miliardë euro nga reduktimet e pensioneve dhe shkurtimet e reja në shpenzimet për sigurimet shoqërore.
Dorina Bilbili/IDEA/