E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu, optimiste per statusin, thirrje Rames te mos e bllokoje Rozeta Rapushi



Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje se, nese opozita nuk do te ndermarre hapa bllokues, Shqiperia do te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Nje dite pas vleresimeve te bera nga Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sequi, Bregu u shpreh teper optimiste per integrimin, gjithnje nese opozita vijon rrugen bashkepunuese. "Une jam optimiste se do te arrijme masen kritike qe te bindet Komisioni Europian se Shqiperia ka punuar, mjafton qe zoti Rama te mos bllokoje", - beri te qarte Bregu. Ndaj, sipas saj, kufizimi i imunitetit per zyrtaret e larte te shtetit, duhet te miratohet sa me pare, ne daten e caktuar me konsensus ne Konferencen e Kryetareve, me 6 gusht. "Partia Socialiste duhet te heqe dore nga bllokimi i kufizimit te imunitetit, pasi nuk eshte vetem nje arsye apo kerkese per te perfituar statusin e vendit kandidat, por eshte nje ecuri e ngritjes me lart dhe zbatimit te nje standardi, te cilin politika dhe gjyqesori shqiptar e kane ende ne kembe", - shtoi ministrja. Ajo permendi se jo pak here nga demokratet eshte kerkuar ne menyre te perseritur, heqja e imunitetit dhe madje eshte tentuar disa here, edhe kur PD ka qene ne opozite. Por pavaresisht thirrjeve dhe kerkesave te vazhdueshme, e majta nuk ka mundesuar nje gje te tille. Ajo theksoi se duhet kuptuar, se heqja e imunitetit eshte nje mase e forte antikorrupsion, ndonese ky fenomen ashtu si dhe krimi do te vijojne te monitorohen nga KE. "Data 6 gusht nuk eshte e detyrueshme vetem nga rregullorja, por dhe nga kalendari i Komisionit Europian. Per kete arsye duhen rezultate, ndaj shprehja e vullnetit politik te behet me date 6 gusht qe edhe Komisioni Europian te kete kohen e tij per vendimmarrjen", - beri thirrje Bregu. Ministrja akuzoi Ramen se i ka bere llogarite gabim kur perpiqet te perfitoje ndryshime te tjera kushtetuese duke bllokuar draftin konsensual te imunitetit. Ajo nenvizoi se historia bllokuese e vete liderit te opozites e bind mazhorancen dhe me fort qe te mos i hape rruge kesaj nisme. "Rama tashme duhet te deklaroje vizionin e tij, per heqje apo mos heqje imuniteti. Por une i druhem faktit se kreu i opozites do te zgjedhe bllokimin, duke e pare kete si mekanizem qe, sipas tij, do te demtoje mazhorancen", - vijoi Bregu. Ne kete kuader, ajo i beri thirrje kreut socialist, se nuk ka me kohe per lojera fjalesh por per vendimmarrje se pari shqiptare e me pas europiane. Nje thirrje kjo, e cila u be edhe dy dite me pare, nga diplomati i BE-se, Sequi, pikerisht per dy reformat e ngecura ne Kuvend, ajo per kufizimin e imunitetit si dhe per permiresimin e rregullores parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›