E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer, Cameron pret Berishen ne Pallatin Mbreteror



Kryeministri Sali Berisha u prit dje ne nje takim te vecante ne mjediset e Pallatit Mbreteror ( Buckingam Palace) nga kryeministri i Britanise se Madhe, David Cameron.

Ne kete takim te perzemert dhe miqesor, kryeministri Berisha falenderoi perzemersisht kryeministrin Cameron per kohen dhe pritjen e vecante qe i rezervoi, ne nje dite kaq te ngarkuar dhe i shprehu mirenjohjen e tij per te gjithe mbeshtetjen e cmuar qe Britania e madhe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne perpjekjet e saja per te ndertuar demokracine, bazuar ne vlerat e tregut dhe integrimin e vendit ne NATO dhe tani ne procesin e Integrimit Europian. Kryeministri Berisha vleresoi bashkepunimin e frytshem qe ekziston midis dy vendeve tona ne fushen e zbatimit te ligjit. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Cameron me reformat e gjithanshme te ndermarra nga qeveria nga viti 2005 e ne vazhdim, rezultatet e ketyre reformave ne treguesit kryesor te zhvillimit njerezor ne disa prej te cileve Shqiperia ka arritur vendet e zhvilluara. Kryeministri e njohu me arritjet e vendit ne fushen e ekonomike, me rritjen ekonomike kater here me te madhe se mesatarja e rajonit, arritjet ne thithjen e investimeve te huaja nder me te lartat per fryme dhe ndertimin e infrastruktures se re te vendit, ecurine e Shqiperise drejt moshes dixhitale. Berisha e njohu gjithashtu kryeministrin e Britanise se Madhe, Cameron me bashkepunimin parlamentar dhe reformat e ndermarra me opoziten per plotesimin e kerkesave te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. Ai e siguroi ne kete takim kryeministrin David Cameron se per qeverine e tij dhe per shqiptaret, integrimi i vendit ne BE eshte projekti me kryesor dhe se ai e konsideron ate si nje proces jetik dhe te bazuar ne merite. Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar David Cameron shprehu kenaqesine qe takohej me kryeministrin Berisha dhe vleresoi arritjet e Shqiperise ne te gjitha fushat ne teresi, rritjen ekonomike te vendit dhe rezultatin e reformave ne kete fushe, si dhe e siguroi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e tij dhe te qeverise se Mbreterise se Bashkuar per vendin tone. Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen ndaj Britanise se Madhe per ndihmen dhe mbeshtetjen dhene Shqiperise dhe shqiptareve ne 100 vitet e pavaresise se saj dhe ftoi Kryeministrin Cameron qe te vizitoje Shqiperine, ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise. Kryeministri Cameron e uroi kryeministrin Berisha per 100 vjetorin e Pavaresise dhe e falenderoi per ftesen, te cilen u shpreh se do ta konsideroje sapo t'i jepet mundesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›