Bashkia, 80 milionë lekë për FK Tiranën
Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, që është parashikuar të mbahet me datë 1 mars do të shqyrtohet propozimi i kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit Tirana SHA.
Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.
Krahas buxhetit të përcaktuar për Klubin e Tiranës, Basha dhe bordi drejtues janë të angazhuar edhe për thithjen e sa më shumë donancione dhe për të siguruar një sponsor për Klubin e Futbollit Tirana.