PS tryezë për sportin, Rama: Këtu edhe në konkurse misesh shiten e vidhen votat

Edi Rama
Partia Socialiste po mban tryezën e Grupit të Punës për Sportin, në vazhdim të tryezave për Programin e Ri të PS-së Për një Rilindje Shqiptare. Kreu i kësaj partie, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur u shpreh se investimi i sotëm në sport është kosto e ulur për shëndetin publik nesër.
Nuk na duhen para që nuk i kemi por na duhet një politike që nuk e kemi, tha lideri i opozitës. Shteti nuk pati mend dhe zemër për të investuar në sport. Duhet ta fshijmë këtë anë të medaljes duke kërkuar që të mos lejohet largimi i sportisteve për shkak të investimeve si ka ndodhur deri tani.
Sipas Ramës ish-basketbollist – është domosdoshmëri investimi në nivelin e edukimit, garës sportive dhe miteve të sportit. Afron njerëzit dhe stimulin zhvillimin individual, komunitar dhe kombëtar. Është instrument pa të cilin nuk mund të ketë politika të suksesshme për shëndetin publik, u shpreh ai.
Lideri i PS-së tha se të rinjtë duhen larguar nga veset pasi ka edhe gjëra të tjera përveç bilardos, llotos, alkoolit apo arratisë në drejtim të paditur për një copë bukë por për këtë shtoi ai duhet një program pasi Këtu edhe konkurse misesh nuk bëhen më pa u vjedhur apo pa u shitur votat. /F.S/