Reforma: Rikthehet debati në Kuvend.
24/02/2012 Mazhoranca dhe opozita akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokimin e reformave
Berisha: PS kërkon të bllokojë statusin.
Ruçi: Mazhoranca s’ka vullnet për bashkëpunim
Konsensusi politik i arritur në nëntorin e vitit e kaluar mes mazhorancës dhe opozitës duket se është drejt përfundimit. Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare ishin shkaku i debateve të zhvilluara në seancën e djeshme plenare. Kryeministri Berisha akuzoi opozitën se kërkon të bllokojë statusin, ndërsa në përgjigje të tij Gramoz Ruçi tha se opozita ka vullnet për realizmin e 12 rekomandimeve, por është mazhoranca që nuk denjon të ulet në tryezë për bashkëpunuar për realizimin e këtyre rekomandimeve. “Ju doni me çdo kusht të bllokoni statusin. Në mënyrë absolute, as sot dhe as pesë vjet kjo mazhorancë nuk do t’ju lutet që të mos e bllokoni, sepse ato janë të paefektshme. Tentuat ta bllokonit atë duke e lënë bosh krahun tuaj në këtë sallë, duke bllokuar rrugë e sheshe, bëtë 1700 demonstrata, rrethuat Këshillin e Ministrave, por e pësuat në mënyrën më ekzemplare, duke dështuar, sikundër edhe më 8 maj. Ju mund të veproni si të dëshironi. Nëse doni të ecim përpara, mirë; nëse jo, më 2013-n shqiptarët do të japin verdiktin e tyre”, – tha Berisha, duke shtuar se lideri socialist shkeli marrëveshjen dhe kërkon ndryshim të Kushtetutës. Duke iu referuar Rregullores së Kuvendit Kryeministri tha se opozita kërkon të ndryshojë Kushtetuta për t’u kufizuar koha e Kryeministrit dhe të jetë e barabartë me kryetarin e minorancës. Ndërsa për propozimin për votimin e dekreteve Berisha tha se votohet dekreti dhe jo individi, për këtë arsye votimi duhet të jetë i hapur. Lidhur me reformën zgjedhore Kryeministri paraqiti kundërshtitë e tij për penalizmin deri në 8 vjet për manipulim të zgjedhjeve. “Nuk mund të ekzistojë filozofia e bazuar në urrejtjen ndaj armikut vetëm se unë humba zgjedhjet”, – tha Kryeministri. Në përfundim Berisha kërkoi që t’u shpërndahen të gjithë deputetëve propozimet e PS-së për të parë sa të përputhura janë ato me marrëveshjen e firmosur. Më herët pati debate mes kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçit për deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama në lidhje me vonesat për realizimin e reformave.
Ruçi: Mazhoranca po bllokon e minon bashkëpunimin
Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi duke replikuar me Kryeministrin Berisha theksoi se ndryshimet kërkojnë që të ketë një përgjigje për Kryeministrin kur ai flet. Ndërsa për dekretet Ruçi tha se Shqipëria është i vetmi vend që i voton dekretet me votim të hapur. “Ju keni frikë nga vota e fshehtë, ju e keni tmerr. Kjo është dhe arsyeja që korrigjimet nuk i bëni kodin elektoral në. Kjo është arsyeja që ju dhimbsen ata që do të dënohen dhe penalizohen, se të penalizuarit e vërtetë janë në pushtet, janë aty në Ministrinë e Brendshme, që falsifikojnë kartat e identitetit. Janë aty në Ministrinë e Brendshme, që prodhojnë karta identiteti false. Janë aty në KQZ, që manipulojnë zgjedhjet. Janë aty në Kolegjin Zgjedhor, që i gradon hap pas hapi, duke i marrë në rrethe dhe duke i sjellë në Tiranë. Ja, këto do të korrigjojë opozita. Janë aty me paratë e ryshfetit dhe korrupsionit, që i përdorni ju. Ja, këtë do të korrigjojë opozita”, - tha Ruçi. Më tej, duke folur mbi rekomandimet e BE-së, Ruçi iu drejtua Berishës: “Ato detyra që janë për opozitën, opozitën ja ku e ke me vullnet të pastër politik për reformën zgjedhore, për reformë parlamentare, për ligjet me shumicë të cilësuar. Ku i ke të tjerat? Shqipërinë e kanë lënë jashtë Europës pikërisht ato detyra që ke ti.”
Replikat në Kuvend
Pas fjalës së Kryeministrit kreu i grupit socialist del para foltores, por fjala nuk i jepet nga kryeparlamentarja Topalli
Topalli - Zoti Ruçi, nuk jeni kryeministër ju që t’ju jepet fjala sa herë të dëshironi. Ju nuk jeni dhe me sa di, as nuk jeni votuar ndonjëherë për të qenë i tillë. Nuk e di si e keni procedurën ju në asamblenë tuaj. Nuk ta jap fjalën! Fole qëparë 10 minuta sipas Rregullores në emër të grupit të PS-së, foli dhe zoti Patozi po aq minuta sa dhe ju, kështu që unë kam vetëm Rregulloren dhe e zbatoj atë.
Ruçi - Kur ishit ju në opozitë, jua kemi dhënë fjalën sa herë keni dashur dhe kur e keni dashur. Nuk ka vend në botë që t’i pritet fjala opozitës kështu siç bëni ju!
Topalli – Zoti Ruçi, mos ngul këmbë kot, se nuk ta jap fjalën!
Ruçi - Kam të drejtën e fjalës për procedurë, pasi Kryeministri iu drejtua kreut të Partisë Socialiste, të cilin në këtë sallë e përfaqësoj vetëm unë. Kështu që kam të drejtën e fjalës.
Topalli – Jo, ti s’ke asnjë të drejtë fjale, pasi atë jua dhashë që në fillim të seancës, kështu që uluni në vend dhe mos rrini aty më këmbë kot.
Berisha - Kur isha unë kryetar i opozitës, nuk garoja për kryetar bashkie siç bëri kryetari juaj.
Ngrihet sërish Ruçi për të marrë fjalën, por sërish i refuzohet nga ana e Topallit.
Namik Dokle – Po për Rregulloren do të flasë dhe Ruçi kështu që lejojeni të flasë.
Erion Braçe – Kush je ti që nuk e lë atë (Ruçin) të flasë? S’keni të drejtë ta bëni ju këtë!
Topalli – Mbylle, mar ti gojën, u bane ti me fol!
Kush është dakord me kalendarin? Ngrini kartonët!
Miratohet Rregullorja pa votën e opozitës
Topalli – Po ju sa e prishët marrëveshjen që u firmos dje në Konferencën e Kryetarëve me konsensus. Po çfarë burrash jeni ju, që i hani fjalët tuja si pa gjë të keqe.
Interpelanca me ministrin e Energjetikës
Braçe: Ministria favorizime politike me kontratat koncensionare.
Naço: Koncesionet janë ligjore
Gjatë interpelancës me ministrin e Energjetikës Nasip Naço deputeti socialist Erion Braçe e akuzoi ministrin për favorizime politike që kanë bërë me kontratat koncensionare dhe klienteliste të HEC-eve në Shqipëri. “Ne do ti zhbëjmë të gjitha kontratat ekstraligjore politike dhe klienteliste, njësoj siç keni bërë edhe ju jo më larg se dy muaj më parë. Vetëm në tre muajt e fundit - nëntor, dhjetor, janar – KESH-i ka blerë 74.2 milionë euro energji. Ka nisur të blejë me 60 euro dhe ka përfunduar të blejë me dyfishin me 118 euro, por duke refuzuar edhe oferta të tjera”, - deklaroi Braçe. Më tej Braçe bëri me dije se kontrata për “Taravec 1” dhe “Taravec 2” në kontratat e këtyre HEC-eve gjen dhe emra me mbiemrin “Zhulali”. “Ne do të japim votën kundër për çdo kontratë të ligjshme, por jo për kontratat politike që bëni ju. Kandidatin e LSI-së për Bashkinë e Poliçanit, Çaush Qato, gjete zoti Naço për t’i dhënë kontratat për HEC, duke e shpërblyer atë, edhe pse doli humbës në garën e 8 majit?” – u shpreh Braçe.
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, nga ana e tij deklaroi se qeveria i ka anuluar disa kontrata me probleme. “Sot një pjesë e opozitës bën kritikën e punës së të tjerëve, duke harruar më dashje se edhe për ta ujërat kanë rrjedhur në të njëjtin shtrat, ku sot ndërtohen hidrocentrale. Sot është e thjeshtë për disa të sulmojnë këtë iniciativë të re dhe rezultative, sidomos rezultative, sepse në kohë të tyre nuk kanë pasur as ide dhe jo më rezultate. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar rreth 114 kontrata koncensionare për ndërtimin e rreth 327 hidrocentraleve me një fuqi të instaluar me rreth 1400 mega/Wat, me një vlerë investimi për rreth 240 miliardë lekë”, - theksoi ministri Naço.
Votimet në seancën plenare
Ilir Meta emërohet anëtar në Komisionin e Integrimit
Ilir Meta është anëtari më i ri Komisionit parlamentar të Integrimit Europian. Në seancën e djeshme plenare mazhoranca miratoi e vetme procedurën e kalimit të deputetit Ilir Meta anëtar në Komisionin e Integrimit, një propozim ky i kreut të grupit të LSI-së. Në seancën e djeshme deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 27 shkurt–27 prill 2012 si dhe kalendari 3-javor i punimeve 27 shkurt-16 mars 2012. Të dyja këto u miratuan me vetëm votat e mazhorancës. Pavarësisht debateve dhe replikave, opozita dha votën e saj, duke miratuar me konsensus ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve” dhe ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, «Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar”, u shty për në seancën e ardhshme.