PS Vlorë, Deda i hap rrugën Leskajt

Eltar Deda dhe Valentina Leskaj
Qyteti i Vlorës është i pari që zbaton ndryshimet në statutin e ri të Partisë Socialiste. Dega Vlorë e PS-së ku ka mirëpritur si të deleguar nga qendra deputeten Valentina Leskaj, e cila do të merret me zhvillimet në bazën e Vlorës deri në zgjedhjet e 2013. Eltar Deda, është bërë kështu i pari kryetar që zbaton statusin e ri të PS duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PS-së bashkia Vlorë.
Në fjalën e saj e deleguara e Partisë Socialiste Valentina Leskaj vuri në dukje ndryshimet e fundit në vendimet e PS për procesin e zgjedhjeve që do të mbahen në të gjitha njësit vendore.
Leskaj tha se janë 117 njësi vendore, bashki ose komuna ku ende nuk janë zgjedhur kryetarët e PS, procesi u la për pas kongresit sepse në të gjitha njësit po ribëhen zgjedhjet për të përdorur të njëjtin standard tha Leskaj. Më pas mbledhja e asambleja ka vijuar me dyer të mbyllura.
Anila Peçi