E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Akuzat për kunatin janë trillime. Nuk do ndalemi në shërbim të qytetarëve

Erion Isufi (Kunati) dhe Dionis Teqja

Bashkia e Tiranës reagoi pasi Partia Socialiste sulmoi ashpër Lulzim Bashën për çështjen e mbeturinave dhe ngritjen e një fabrike përpunimi nga kunati i Bashës, Erion Isufi.

Në një njoftim shumë të shkurtër, tipik për Bashën, njeriun që fshihet nga media, thuhet se këto janë trillime, pa sqaruar asgjë më tepër. Bashkia thotë se ata do të vazhdojnë punën në shërbim të qytetarëve.

Akuzat e ngritura sot, ne adresë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij janë shpifje dhe mashtrime. Shpifësi i radhës, i veshur me imunitetin e deputetit ricikloi sot trillime për të cilat shpifës të mëparshëm janë paditur por vazhdojnë të mos paraqiten në Gjykatë, në mënyrë që të shmangin verdiktin. Shpifjet dhe sulmet personale janë veglat e ndryshkura të konfliktit politik i cili nuk ka prodhuar asnjë të mirë për qytetarët e Tiranës. Asnjë shpifje, trillim apo mashtrim nuk do ta ndalë Bashkinë e Tiranës, në marrjen e vendimeve dhe hapave të nevojshëm, në shërbim të qytetarëve të Tiranës, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›