Kapet me kafe kontrabandë 24-vjeçari
Fuste mallra kontrabandë nga Maqedonia, procedohet në gjendje të lirë nga policia e Elbasanit. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se rreth orës 18:00 të së dielës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 24-vjeçarin G.Bedhia, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Mësohet se i riu është kapur në flagrancë nga shërbimet e Sektorit të Krimit Financiar në Korçë, duke transportuar kafe kontrabandë. Por pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 130 kg arra të paketuara në 13 arka me mbishkrim në gjuhën maqedonase, 60 kg rrush të paketuara me mbishkrime në gjuhën turke dhe maqedonase, të cilat nuk kishin faturë shoqëruese dhe dyshohen se kanë hyrë kontrabandë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”.
#