Shtate shqiptare pushtojne Koblencin
Me pare se te mberrinte Kapllani, Koblencit i qene bashkuar Almir Murati dhe Renaldo Rama. Edmond Kapllani shton kolonine e lojtareve shqiptare ne radhet e ekipit te bundesliges se dyte gjermane. Ai pritet te jete partner sulmi me shqiptarin tjeter, Skerja dhe Kuqin. Njazi Kuqit i eshte bashkuar edhe vellai i madh, Shefki Kuqi dhe luajne te dy ne radhet e Koblencit. Vellezerit Kuqi jane shqiptare qe jetojne ne Finlande dhe etiketohen si finlandeze, sepse Shefkiu zgjodhi perfaqesuesen finlandeze. Sakaq Shqipron Skeraj ka preferuar kombetaren e Zvicres, ne vend te ekipit tone kombetar. Nderkaq, kater te tjeret i perkasin kombesise shqiptare.