Serbi, kërkohet referendum për hyrjen në NATO
"Kosova e pavarur është vepër e NATO-s, e cila e krijoi këtë shtet fals, dhe në të cilin për vete e ndau pushtetin suprem e të pakontestueshëm", deklaroi shkrimtari nacionalist serb Matija Beçkoviç, njëri nga autorët e peticionit.
Në mesin e nënshkruesve janë edhe ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, regjisori Emir Kusturica dhe mitropoliti radikal Amfilohije, peshkopët Artemie dhe Atanasije (pretendent për kreun e kishës serbe), si dhe nacionalistët e përbetuar: Dobrica Qosiç, Mihajlo Markoviç, Momo Kapor, Kosta Çavoshki, Brana Cërnçeviç, etj. Në të vërtetë të gjithë ata janë kundër hyrjes së Serbisë në NATO. /qik/