Guaska e WC-së me 72.000 kristale Swarovski
Mos kini frikë! Kristalet nuk janë në dërrasën e guaskës në të cilën duhet të uleni. Por të gjitha sipërfaqet e tjera të guaskës së WC-së janë të mbuluara me kristale Swarovski.
Guaskën “Satis” e prodhoi firma japoneze ‘Liksil’. Por nuk do ta shesë, edhe pse çmimi i saj vlerësohet me shumën marramendëse prej 130.000 dollarësh.
Ky prodhim luksi paksa i çuditshëm dhe i pazakontë është prezantuar në një panair të Tokios. Për “kristalizimin” e kësaj guaske janë përdorur 100.000 kristale Swarovski.