Kinë, lind derri me dy turinj dhe sy ciklopi
Një derrkuc me dy turinj dhe një sy të madh në mes të ballit, ka lindur në Kinë.
Fermeri Xiao Jintu po i qëndronte afër njërës prej dosave, teksa kjo po lindtë në fermën e tij në Changtai të provincës Fujian.
“Lindi i pesti dhe mbeta i habitur kur e pashë”, tha Jintu.
Fqinjët kanë filluar ta vizitojnë fermën e tij pasi dëgjuan për lindjen e derrit të çuditshëm, për të parë edhe ata këtë “mrekulli” me sytë e tyre.
Jintu thotë se do ta mbajë këtë derrkuc të vogël si kafshë shtëpiake.