Bashkia: Do të njoftojmë Ministrinë e Mjedisit se jemi kundër TEC-it Durrës, diskutimi publik për TEC-in, banorët kundërshtojnë ndërtimin e tij

>Banorë të qytetit të Durrësit, ambientalistë si dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë organizuar diskutimin e tretë publik me kompaninë energjetike italiane "Enel" për ndërtimin ose jo të parkut energjetik me qymyr në Porto Romano. Diskutimi u përqendrua tek ndikimi në mjedis i parkut energjetik si dhe avantazhet e përfitimet e projektit. Michele Porro, inxhiner ndërtimi, është shprehur se ndërtimi i centralit me fuqi 800 megavat do ta bëjë Shqipërinë një treg energjetik të stabilizuar.
Kompania në fjalë synon që fillimisht të ndërtohet njësia e parë prej 800 megavatësh dhe më pas një tjetër me të njëjtën fuqi. Investimi në total parashikohet të shkojë në rreth 1.9 milion euro, ndërkohë që masterplani për këtë investim nuk ka marrë ende miratimin e strukturave nga niveli vendor drejt atij qendror. Ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësi, Vangjush Dako bëri një panoramë të përfitimeve dhe dëmeve të mundshme të ndërtimit të të dy TEC-eve në Porto Romano, duke kërkuar dhe angazhimin maksimal si dhe seriozitetin e duhur për shqyrtimin e këtij projekti. Sipas kryebashkikut Dako, qyteti i Durrësit vijon të jetë objekt, për penalizimin e jetës së qytetarëve në mjaft mënyra, edhe pa park energjetik është mjaftueshëm i ndotur. Kryebashkiaku Vangjush Dako ka deklaruar gjithashtu se ndërtimi i TEC-it është një çështje mjaft e rëndësishme për Durrësin, po aq sa edhe e dyshimtë. Kryebashkiaku ka shtuar më pas se teknologjia "qymyr i pastër" është mjaft e paragjykuar tashmë dhe qyteti i Durrësit është i rënduar nga problemet mjedisore. Por specialistët italianë kanë deklaruar se niveli i çlirimit të SO2, CO2 dhe Nox është në parametra më të ulët sesa niveli që kanë pranuar vendet e BE-së. Studimi që është bërë parashikon një rreze prej 40 km, aq sa mendohet se ka impakt çlirimi i tymit dhe pluhurave nga djegia e qymyrit. Më pas këta specialistë kanë shtuar se mendohet një sasi prej 250 mijë ton qymyri në vit që do të konsumohet dhe ajo do të vijë nëpërmjet anijeve oqeanike në kalatën e ndërtuar qëllimisht për shkarkimin e qymyrit. Në lidhje me çlirimin e hirit që mbetet nga djegia e qymyrit, specialistët italianë thanë se "hiri është mjaft i mirë për prodhimin e çimentos", ndërkohë që nuk kanë dhënë detaje nëse firmat që prodhojnë çimento në vendin tonë janë interesuar për të, apo ai do të dërgohet për depozitim jashtë vendit.
Dyshimet për parkun energjetik
Pothuajse të gjithë që kanë marrë fjalën nga personat e ftuar në këtë debat, kanë hedhur dyshime rreth impakteve pozitive që ka ky investim për qytetin e Durrësit si dhe për nivelin e tij të ndotjes. Banorët kanë theksuar se TEC-i është vetëm 8 km larg qendrës së qytetit të Durrësit, ndërsa në Porto Romano banesat e para nuk janë më shumë se 500 metër larg tij. Duke qenë në këtë distancë ndotjet e tij janë tepër të mëdha, jo aq sa është thënë në raportin e ENEL-it. Specialistë të mjedisit kanë kundërshtuar më ashpër këtë projekt, duke theksuar se mendimi shqiptar nuk është marrë fare në konsideratë, ndërkohë që diskutimet që janë bërë para disa muajsh me banorë të Katundit të Ri kanë qenë krejt të ndryshme me diskutimet e djeshme. Ambientalistët janë shprehur se "ENEL-i ka 7 linja transmetimi për çdo TEC që ka ndërtuar në Itali dhe vende të tjera, por këtu propozohet vetëm një. Për këtë projekt nuk ka një vlerësim strategjik mjedisor, ndërkohë që kapaciteti i tij prej 1600 mega është shumë i lartë në një kohë që Shqipëria me 300 mega në total e zgjidh problemin e energjisë. Në lidhje me të gjitha diskutimet kundër këtij projekti, nënkryetari i bashkisë Adrian Çela është shprehur se bashkia e Durrësit do të njoftojë Ministrinë e Mjedisit se nuk është dakord me këtë projekt. Nga ana tjetër bashkia do të kërkojë sjelljen e një kompania të huaj ose vendase mjedisore për të hartuar një raport paralel në lidhej me TEC-in që kërkon të ndërtojë ENEL-i. Bashkia është shprehur se do të krijohet edhe komisioni qytetar për këtë qëllim, ndërkohë që çështja do të diskutohet edhe në këshillin bashkiak.