E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot është 73 vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

Ismail Kadare, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe, kanditat i çmimit Nobel në letërsi sot feston 73 vjetorin e lindjes. Ai lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është autor i disa romaneve të konsideruara si me te miret e gjuhes shqipe. 

Nder librat e tij me te shitur permendim: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës, "Muzgu i perendive të stepës", "Koncert në fund të dimrit".

Kadare mori titullin e larte "Nderi i Kombit", ndërsa bën pjesë në Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie, apo edhe i Akademisë së Berlinit. 

Vepra të Kadaresë

Frymëzime djaloshare - 1954  Shekulli im - (1961)  Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963  Përse mendohen këto male - 1964  Dasma - 1968  Motive me diell - (1968)  Kështjella - roman - 1970  Kronikë në gur - roman - 1971  Koha (1976)  Dimri i madh - roman - 1977  Ura me tri harqe - 1978  Prilli i thyer - 1980  Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980  Koha e shkrimeve - 1986  Koncert në fund të dimrit - 1988  Vepra Letrare - 1981-1989  Dosja H - 1990  Piramida - 1992  Shqipëri - 1995  Pallati i ëndrrave - 1996  Dialog me Alain Bosquet - 1996  Spiritus - roman- 1996  Kushëriri i engjëjve - ese- 1997  Poezi - 1997  Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998  Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998  Ikja e shtërgut - tregim - 1999  Qorrfermani - roman - 1999  Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999  Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000  Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000  Breznitë e Hankonatëve - 2000  Bisedë përmes hekurash - 2000  Elegji për Kosovën - 2000  Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000  Unaza në kthetra - 2001  Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)  Qyteti pa reklama - roman - 2001  Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002  Pasardhësi - roman - 2004  Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006  Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›