E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektuali krijues dhe njeriu social

>Ndini R. BARDHI
Intelektuali i sotëm, qoftë ai politikan, artist, shkrimtar, shkencëtar etj., në jetën dhe kohën e tij, me veprimtarinë shoqërore- politike ashtu edhe me krijimtari vlerash njerëzore duhet të jetojë në mënyrë intensive me ngjarjet dhe zgjidhjen e problemeve të ditës, të mbajë anën e së resë përparimtare, anën e progresit njerëzor dhe demokratik, të luftojë në çdo hap për triumfin e tyre në kushtet reale të vendit dhe shoqërisë shqiptare. Historikisht, intelektualët e vërtetë shqiptarë e sidomos ato të luftërave dhe revolucioneve për liri e demokraci, të krijimtarisë në të gjitha fushat nuk e kanë dhe nuk e shkëpusin edhe sot veten e tyre nga interesat e popullit, nga çështjet madhore, që preokupojnë shoqërinë e sotme shqiptare dhe, hap pas hapi, në çdo kohë dhe sistem politiko-ekonomik kanë luftuar me të gjitha forcat e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, individit dhe kombit. Ata, edhe sot në kushtet e reja, ndjekin procesin demokratik shqiptar në mënyrë që të ecë përpara në luftë me të vjetrën dhe në përpjekje për triumfin e së resë progresive bashkëkohore. Nëpërmjet veprimit aktiv të ditës, ndjekin aktivitetin duke e pasqyruar atë në krijimet e tyre artistike, shkencore, filozofike, etj. si subjekt progresist të zhvillimit të shoqërisë së sotme demokratike. Intelektualët produktivë të çdo epoke, i kanë qëndruar dhe vazhdojnë ti qëndrojnë viteve, sistemeve politike dhe ekonomike për vlerat e tyre historike, politike, shpirtërore dhe emocionale. Natyrisht, një intelektual i një kohe të caktuar, qoftë edhe i të sotmes, matet me kontributin e kohës në të cilën jeton, vepron dhe krijon, në bazë të të cilit përcaktohet edhe karakteri i tij nëse është përparimtar ose jo. Intelektuali shqiptar ka qenë dhe vazhdon të qëndrojë në radhët e intelektualëve më përparimtarë të shekujve jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë botën, duke qëndruar afër problemeve të shoqërisë, duke luftuar për lirinë, për popullin, për demokracinë dhe progresin. Ai e quan veten njeri si gjithë njerëzit e tjerë me problemet e tyre e të natyrshme njerëzore, duke i përjetuar ato dhe ngjarjet e kohës dhe, në të njëjtën kohë, bëhet i ndërgjegjshëm për rolin e tij aktiv, që duhet të luajë si qytetar dhe luftëtar i së mirës njerëzore e të përgjithshme. Për intelektualin e sotëm shqiptar do të ishte i pafalshëm fakti i mbivlerësimit të vetes mbi interesat e përgjithshme dhe kombëtare, të qëndronte indiferent ndaj jetës së madhe shoqërore, e cila është shumë e ngarkuar me padrejtësi dhe kriza sociale. Realiteti i sotëm njerëzor po i përjeton me shumë dhimbje dhe drama. Revolucioni demokratik në Shqipëri, që përmbysi sistemin komunist, solli për gjithë shoqërinë dhe intelektualin një faqe të re më përparimtare në rrjedhën e historisë së popullit shqiptar, por realisht dhe praktikisht nuk ka realizuar aspiratat e shtresave më të gjera popullore. Ky, sot për sot, është fakt dhe zhgënjim. Klasa e re borgjeze apo politike e sotme në Shqipëri, para syve të të gjithë shoqërisë shqiptare ka vënë në radhë të parë interesat e saj të pasurimit ekonomik me anë të përvetësimit të pasurisë së individit dhe popullit, mundit dhe djersës së tyre për pesë dekada të derdhur në sistemin social-komunist në Shqipëri. Këtë fat e ka edhe intelektuali i sotëm shqiptar, i cili është i braktisur, i papunë ose i vlerësuar pak ose aspak, dhe për të siguruar jetesën është detyruar të emigrojë në botë. Janë shumë artistë, shkencëtarë, inxhinierë, krijues etj. që kanë ikur duke krijuar një vakum të madh intelektual shoqëror në Shqipëri. Me pasoja për fatet e progresit shoqëror, ekonomik dhe qytetërim të mëtejshëm. Vlerat elitare të shoqërisë nuk vlerësohen nga politika dhe qeverisja si vlera të mirëfillta të progresit shoqëror, sepse nuk ju vjen në interesat e tyre të ngushta politike dhe ekonomike, por, përkundrazi, janë në oponencë interesash deri në konflikte të hapura. Për më tej, në këto raporte ekstreme të tensionuara zhvillohet edhe procesi i rritjes së papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë individ me individ, individ dhe shoqëri, që do të thotë padrejtësi e hapur dhe ajo më e rëndësishmja, krijohet një shtresë (klasë) shoqërore e pakënaqur, e varfër dhe e ndërgjegjshme për të shpërthyer në revolucion. Çdo gjë, pikërisht kësaj shtrese i faturohet të paguajë të gjitha shpenzimet e borgjezisë ose aristokracisë së re shqiptare, qoftë ajo në pushtet e kudo. Këto situata të krijuara në realitetin e sotëm shqiptar, sjellin kontradikta jetike midis të pasurve dhe të varfërve, të cilat janë prezente në sytë e të gjithëve. Në këto rrethana, intelektuali me zemër të madhe nuk mund të qëndrojë i fjetur kur shikon gjendjen e mjeruar të njerëzve, por shqetësohet, përpiqet të bëhet njësh me ta për zgjidhjen e problemeve, kërkon dhe propozon rrugë të reja sociale për njeriun dhe shoqërinë. Ai, në këtë hapësirë plot drama të mëdha jeton dhe vepron si njeri i shqetësuar. Veprimi i tij ecën me kohën e sotme shqiptare, me ide dhe vizione objektive të zhvillimit të shoqërisë demokratike. Këtë shpirt evoluimi e kanë më shumë intelektualët krijues si: shkrimtarët, artistët piktorë, aktorët, muzikantët jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, të cilët, në veprat e tyre kanë si bosht jetën e njeriut të thjeshtë, të varfër, njeriun e punës, që trajtohen dhe shfrytëzohen padrejtësisht nga të pasurit e shoqërisë kapitaliste ekzistuese në pjesën më të madhe të shoqërisë. Sfondi shoqëror, përplasja e ideve, e kontradiktave klasore, e kushteve ekonomike etj. janë subjekti që merr krijuesi përmes ngjarjeve reale dhe përbën karakterin e veprës së tij si vlerë shoqërore. Te realiteti i gjallë njerëzor, inteligjenca e krijuesit futet thellë në shtresat e ndryshme të shoqërisë, që përbëjnë shumicën e saj. Galeria e saj i jep (na jep) njeriun e thjeshtë, që punon e robtohet për të mbajtur gjallë veten dhe fëmijët. Ai e ka zemrën dhe shpirtin të mbushur me hidhërime kundër varfërisë dhe mosbesimit ndaj politikës dhe qeverisjes që nuk mendon aspak për të. Kjo pakënaqësi atij i shtohet akoma më shumë kur sheh se edhe në demokraci asgjë ska ndryshuar, se ai është një i varfër edhe sot, i dënuar përjetë me vulën e varfërisë. Në këto kushte, i rraskapitur siç është, ai rrezikon të bëhet një kërcënim për individin dhe shoqërinë, të bjerë poshtë si njeri dhe të kthehet në hajdut dhe kriminel. Por, sakrificat e jetës së përditshme e kanë bërë të fortë dhe me moral këtë njeri të ndershëm, që vjen nga populli. Ai gëzon vetitë dhe cilësitë më të mira të popullit shqiptar dhe në karakterin e tij shpërthen e mira dhe e ndershmja, sakrifica dhe djersa e kripur. E keqja dhe varfëria nuk luftohet me mjetet e së keqes, por me shumë punë, dituri, arsim, kulturë etj., dhe me shembullin e mirë nga vetja dhe ndaj të tjerëve. Shembulli i mirë i njeriut në përmasat reale përbën një rol të madh në ecjen përpara të gjërave jetike. Me portretin e këtij njeriu, shumë shkrimtarë, artistë etj., me shumë intuitë dhe inteligjencë kanë arritur në mendimin se njeriu i thjeshtë i ditëve tona ka forca dhe energji të brendshme të bëhet njeri i mirë, i dobishëm për veten dhe shoqërinë, për njerëzit që e rrethojnë, ndonëse, edhe pse padrejtësisht vuan jetën e mizerjes, skamjes nga korrupsioni galopant, i pushtetmbajtësve. Artisti, shkrimtari dhe intelektuali i të gjitha fushave jo pa arsye vë si protagonist të veprës së tij, qoftë ai portret, roman, njeriun e thjeshtë, nga shtresat më të varfra të shoqërisë, qoftë ajo shqiptare, dhe e ngre këtë në maja të larta të virtyteve njerëzore dhe shoqërore. Kjo tregon, sidomos në ditët e sotme demokratike në Shqipëri, simpatinë e krijuesve të mëdhenj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë për njerëzit e thjeshtë popull, për të varfrit zemërbardhë dhe bindjen e tyre se janë pikërisht këta njerëz fisnikë njerëzit e punës, të vuajturit e sistemit të kaluar diktatorial komunist, por edhe të sotëm të sistemit demokratik, që kanë forca të mëdha shpirtërore, të cilat u mungojnë njerëzve të sotëm të shtresave të pasura, qofshin në qeverisje e kudo. Nëpërmjet figurës së njeriut të thjeshtë, intelektuali krijues, shkrimtar, piktor, muzikant etj., në krijimtarinë e tij artist

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›