TEC i Porto Romanos ndot sa 12 metalurgjikë

>Harasani: Berisha të bëjë transparente të gjitha pasuritë tona kombëtare
Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani dje në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje kreut të qeverisë, z.Sali Berisha që të bëjë transparence për publikun shqiptar, në lidhje me pasurinë tonë kombëtare, të cilat po bastardohen dhe zhvlerësohen nga dita në ditë në vend që të laget në shi, duke mbikëqyrur veprat, ku e vetmja meritë që ka është ajo që i vonoi per afera korruptive per mbi dy vjet, siç ishte linja qe beri sikur mbikëqyri dje. Duke iu drejtuar kryeministrit tha se kemi tre skenarë, një skenar kur po firmosën kontrata, një skenar ku po tenderohet dhe një skenar të tretë ku po jepen koncesione, të cilat kanë vetëm dy pika të përbashkëta, korrupsion masiv dhe mungesë totale transparence. Gjithashtu, Harasani i kërkoi kësaj qeverie në ikje, të bëjë transparencë të plotë lidhur me bisedimet për privatizimin e Operatorit të sistemit të shpërndarjes. U bënë mbi 45 ditë nga data e tenderit dhe asnjë detaj në lidhje me negociatat për kontratën nuk është bërë publike,- tha deputeti Harasani. Ai vijoi se kreu i qeverisë Berisha duhet të bëjë transparencë të plotë në lidhje me negociatat për privatizimin e plotë të INSIG. Sipas tij, askush jashtë familjes biologjike nuk ka dijeni se çfarë po negociohet, cilat janë termat, cilat janë kushtet. Deputeti socialist, Harasani deklaroi se është bërë publike që një monopol shtetëror po shkon në duart e privatit, ashtu siç dihet që një kompani shumë e respektuar gjermane është tërhequr nga tenderi dhe i ka dërguar një letër proteste të mbushur me shqetësime dhe detajet të korrupsionit z.Berisha, por askush nuk di më shumë se çpo bëhet me këtë tender. Gjithashtu ai tha se është bërë publike dhënia me koncesion për qendrën e kontrollit të drejtimit të automjeteve. U njoftuan nga shtypi se u anulua tenderi për dhënien e licencës së katërt për telefoninë mobile,- tha Harasani. Askush nuk e di pse u shty ky tender, vijoi ai, se cilat janë arsyet që na lënë akoma të paguajnë këto tarifa të telefonisë celulare. Gjithashtu, deputeti Harasani i ka kërkuar qeverisë që të lërë mënjanë retorikën boshe të superfuqisë energjetike dhe të bëjë transparencë se mbi cilat studime, mbi cilat të dhëna, mbi çfarë kriteresh e dhanë me koncesion Hecet në Devoll. Më pas, Harasani u ndal tek dy kompanitë, që njëra prej tyre do të marrë përsipër të ndërtojë një TEC në Porto Romano. I kërkojmë qeverisë, u shpreh Harasani që të bëjë transparencë të plotë seç po ndodh me premtimet e saja të bëra si ndaj ENEL ashtu dhe RWE për ndërtimin e TEC në Porto Romano. Ai theksoi se populli shqiptar duhet të dijë se është premtuar të ndërtohet nga njëra nga këto kompani një TEC prej 1600 megash me qymyr. Qymyr i cili do importohet nga Afrika.Vetëm në një ditë një TEC i tillë ka nevojë për 10-12 mijë ton qymyr. Ku do depozitohen këta qindra mijë tone qymyre ? Pse nuk bëhet publike që një TEC i tillë ndot sa 12 metalurgjike?,- përfundoi deputeti Harasani.