E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Kamez hap zyre per mbrojtjen e konsumatoreve

Zyra me e re ne Bashkine e Kamzes vjen per te mbrojtur te drejtat e konsumatoreve. Diten e djeshme mjediset e kesaj bashkie eshte nenshkruar marreveshja mes kryetarit te Bashkise Kamez z. Xhelal Mziu dhe drejtorit Ekzekutiv te ZMK-se z. Altin Goxhaj. Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit ka nje sportel te posacem ne Qendren e Pritjes Informimit dhe Sherbimeve te Bashkise kuptohet qe ky bashkepunim do te marre vlera te reja konkrete dhe mjaft te favorshme ne marredheniet e ndersjella te hapura e transparente midis qeverisjes vendore dhe shoqerise civile. Ne kete sportel u pranua ankesa e pare e nje studenti i cili kerkoi permiresimin e transportit publik. Ne kete perurim pervec kryebashkiakut Mziu dhe drejtorit te ZMK-se z. Goxhaj moren pjese edhe perfaqesues nga shoqeria civile dhe OJF te ndryshme qe operojne ne Kamez. Kryetari i Bashkise Kamez z. Xhelal Mziu ne fjalen e tij shtoi Sot jemi mbledhur se bashku ne mjedisin e qendres se madhe te bashkise One Stop Shop per te peruruar hapjen ne kete qender te nje sporteli te sherbimeve nga me te rendesishmet per qytetarin qe eshte ajo per mbrojtjen e konsumatorit ne qytetin e Kamzes. Ndersa perfaqesuesi i ZMK-se z. Altin Goxhaj u shpreh se ky bashkepunim konsiston ne ofrimin e mundesive te ndersjella ku Bashkia Kamez dhe ZMK do te inkurajojne qytetaret qe banojne ne Bashkine Kamez qe te perdorin Sportelin e Ankesave dhe Keshillimit te Konsumatoreve te Bashkise Kamez dhe ZMK perfshi venien ne dispozicion te qytetareve te formulareve te ankesave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›