E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferet qe nuk kane paguar gjobat ne Poste ose ne Kinostudio

Njesia Rajonale e Policise Rrugore Tirane njofton te gjithe drejtuesit e mjeteve te cilet nuk kane likuiduar masat administrative te vendosura nga sherbimet e policise rrugore per shkelje te ndryshme te legjislacionit rrugor te kryejne menjehere likuidimin e tyre prane arkes se njesise rajonale te Policise Rrugore ne adresen rruga Aleksander Moisiu perballe ish-Kinostudios. Gjithashtu ne te baze aktmarreveshjes se nenshkruar ndermjet Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Postave arketimi i ketyre gjobave mund te kryhet edhe prane filialeve te Postes Shqiptare. Nje gje e tille eshte njoftuar dje permes nje deklarate per shtyp nga Drejtoria e Policise se kryeqytetit e cila pervec lajmerimit te drejtuesve te mjeteve qe nuk kane likuiduar gjobat ka informuar edhe per masat qe Policia Rrugore ka marre me qellim parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurise ne rruge. Keshtu ne zbatim te planit te masave Per permiresimin e metejshem te veprimtarise se sherbimeve te Policise Rrugore e te rendit ne drejtim te parandalimit te aksidenteve dhe ne funksion te rritjes se sigurise ne rruge eshte hartuar nje plan masash me detyra konkrete qe iu eshte derguar njesise rajonale te Qarkullimit Rrugor dhe komisariateve te policise nr. 1 2 3 4 5 6 Tirane e Komisariatit te Policise Kavaje. Nder masat e marra eshte parashikuar nje bashkepunim edhe me te frytshem me njesine rajonale te Qarkullimit Rrugor Tirane me komisariatet e policise se Tiranes per parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve te tjera aksidentale ne akset rrugore te qytetit te Tiranes dhe ne vecanti ne akset rrugore te zonave rurale. Bashkepunimi konsiston ne ushtrimin e kontrollit te perbashket te punonjesve te Policise Rrugore me specialistet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit ne komisariate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›