E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i liqenit mund te perdoret per ajer te kondicionuar

Nderkohe qe sot kerkohet me kembengulje nga njerezit qe te modifikojne veprimtarine e tyre te perditshme per te pakesuar efektet ne ngrohjen globale komuniteti shkencor industria dhe vete shoqeria civile po bejne perpjekje qe te shmange pasojat e forcave te natyres ne disa raste si dhe te shfrytezoje reshjet ne raste te tjera ne dobi te jetes se perditshme.Ne serine e perjavshme Prirjet e gjelbra kolegia Isabela Cocoli na sjell hollesi per zbulimin e nje pluhuri per zbutjen e forcave shkaterruese te natyres shfrytezimin e liqeneve te thella per uljen e temperaturave te veres si dhe akumulimin e debores per tu perdorur ne vere si alternative ndaj ajrit te kondicionuar.

Cdo vit uraganet shkaktojne deme prej miliona dollaresh ne disa raste edhe vdekje. Por tani nje kompani ambientaliste po zhvillon nje substance te re per te zbutur keto forca shkaterruese te natyres.

Kompania me qender ne Florida thote se ka provuar me sukses nje puder polimere qe largon rete e stuhise nga qielli. Ajo thith shiun e stuhise duke e kthyer ate ne nje lloj xhelatine qe bie ne oqean.

Ky prodhim qe eshte ende ne fazat e para ka ngjallur interes te madh ne vendet qe preken nga uraganet dhe po zhvillohet tani me shpresen se nje dite do te shmange pasojat e tyre shkaterruese.

Ne muajt e nxehte te veres bota ka nevoje per sasi te medha energjie per te mbajtur qytetet te fresket. Por tani nje kompani kanadeze po ofron nje alternative ekologjikisht miqesore duke shfrytezuar ujin e liqeneve te thella.

Duke perdorur rezervat e ftohta ujore te Liqenit Ontario jane vene ne perdorim tubacione te medha per te pompuar ujin e ngrire perreth Torontos duke furnizuar keshtu me ajer te kondicionuar natyral ndertesat zyrtare te qytetit.

Ky sistem i ri i zhvilluar nga kompania Enwave quhet lsquoftohje nga thellesia e liqenit dhe shpenzon 75 per qind me pak energji elektrike se sa sisteme te ngjashme te ajrit te kondicionuar.

Ftohja nga thellesia e liqenit eliminon shfrytezimin e mbi 61 megavatesh elektriciteti qe si rrjedhim pakeson me 79 mije ton clirimin e dioksidit te karbonit cdo vit. Keshtu sistemi kanadez ka terhequr vemendjen e shume qyteteve te tjera neper bote.

Llogaritet se ne stinen e dimrit ne Japoni bie rreth 90 miliard tone debore qe mund te perdoret ne muajt e veres kur duhen sasi te madhe ajri te kondicionuar per te perballuar aktivitetet e perditshme ne temperaturat e larta.

Me kete projekt novator behet i mundur akumulimi i te ftohtit te dimrit per tu perdorur ne muajt e nxehte te veres. Ne kete sistem debora qe bie ne dimer mund te depozitohet ne lsquodhoma te izoluara.

Duke perdorur nje sasi te vogel elektriciteti ky sistem i ri ajri te kondicionuar perdor boren e ftohte per te qarkulluar ajrin e fresket te lagesht. Sistemi eshte duke u perdorur ne fermat industriale ku rreth 500 ton debore i mban dritherat dhe prodhime te tjera bujqesore ne temperatura konstante.

Ky projekt qe eshte ne fazat e para te zhvillimit eshte nje alternative mjaft efikase per vendet me reshje te medha debore qe te kursejne miliona dollare nga kostoja e energjise dhe te mbaje te ulet clirimin e gazit karbonik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›